Policia e Tiranës ka arrestuar edhe një prej autorëve të pengmarrjes së ndërtuesit dhe bosit të Call Center-ave, Florian Sula. Jurgen Neza, 28 vjeç, ishte i vetmi nga 3 autorët që nuk ishte vënë ende në pranga. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaluan shtetasin J. N., 28 vjeç, i shpallur në kërkim dje, në kuadër të operacionit policor të koduar “Hijet”, njofton policia.

Pengmarrja e biznesmenit Sula  ka ndodhur më 31 mars pranë zonës së ish-Parkut në Tiranë, ku ai ishte duke pirë kafe. Sapo është larguar nga lokali dhe ka shkuar drejt makinës, tre autorët i janë afruar, njëri prej tyre ka qenë me kapele dhe syze, ndërsa 2 vëllezërit me maskë farmacie dhe syze.

Ata u prezantuan si agjentë të BKH-së dhe përmes këtij mashtrimi, e detyruan të hipte në makinë dhe e dërguan në një magazinë në zonën e Xhafzotajt. Fillimisht i kanë kërkuar shumën prej 2 milionë eurosh, por biznesmeni Sula ka refuzuar duke u thënë se nuk kishte para. Pas refuzimit, e kanë dhunuar fizikisht dhe kanë ulur kërkesën në 1 milion euro. Edhe kjo shumë është kundërshtuar nga biznesmeni, i cili ka deklaruar se nuk disponon para të tilla. Nën presion, autorët kanë zbritur kërkesën në 500 mijë euro. Në këtë pikë, ata e kanë liruar me kushtin që të siguronte shumën e kërkuar.

Policia e Tiranës dje njoftoi arrestimin e Kevin Nezës dhe kushëriri, Hysen Neza.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lajmi në përditësim.....