Forca të armatosura belge mësynë apartamentin në qytetin veriperëndimor të Ghent duke i dhënë fund pengmarrjes së një personi nga tre njerëz të armatosur.
Sipas mediave lokale, pengu tashmë është i sigurt, ndërsa personat e përfshirë në ngjarje janë vënë në pranga, ndonëse nuk është gjetur asnjë armë në vendin e ngjarjes.
Sipas raportimeve të çastit, u tha se kanë qenë 4 persona të armatosur me kallashnikovë të cilët rrethuan apartamentin në të cilin ndodhej një person.
Nga ana tjetër, zëdhënësja e prokurorisë belge sqaroi se nuk ka asnjë tregues terrorizmi me rastin në fjalë dhe që nuk kishte aspak lidhje me pengmarrjen në Sidney të Australisë. Qyteti i Ghent, ku ndodhi ngjarja ka një popullsi prej 250 mijë banorësh dhe bën pjesë në rajonin flamed të vendit.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com