TIRANE - Nëse dy grabitësit dhe pengmarrësit e “LR Cosmetics”, tashmë të identifikuar nga policia, nuk do të ishin trembur nga sirenat e policisë, ata do të kishin marrë nën kërcënimin e armës 18 milionë lekë të vjetra, të grumbulluara nga xhiroja ditore e shitjeve të së hënës.
Burime të besueshme policore bënë të ditur për Shqiptarja.com, se hetimet e dy ditëve më parë u ndanë në dy pjesë. Pas nisjes së hetimeve për identifikimin dhe kapjen e dy autorëve të pengmarrjes dhe grabitjes së mbetur në tentativë, duket se oficerët policorë janë përballur me një tjetër të dhënë të vlefshme për zbardhjen e ngjarjes. Marrja në pyetje e menaxherit të depos se produkteve kozmetike, Diamant Fikut, ka zbuluar se në ambientet e depos gjendeshin 18 milionë lekë të vjetra, të përftuara nga shitjet e asaj dite. Por, pak minuta para vënies në dijeni të këtij fakti, hetuesit kishin mësuar, se grabitësit e kishin gjetur bosh kasafortën e biznesit.
Për më shumë se dy orë, oficerët kanë tentuar të gjejnë humbjen e parave, për të cilat është dashur marrja në pyetje e të gjithë punonjësve. Pas një situate të mjegullt, të krijuar mes punonjësve, policia ka mundur më në fund të gjejë çantën e parave. Burimet theksuan, se nuk është qartësuar ende mënyra se si përfunduan paratë në njërën nga dhomat e katit të dytë. “Nuk dihet ende nëse çanta është fshehur gjatë momentit që autorët kanë lidhur punonjësit e tjetër, apo ka qenë një përpjekje tendencioze për të fshehur paratë dhe për t’a kamufluar humbjen e tyre me rastin e tentativës së grabitjes” – thonë burimet. Nga të tjera burime të sigurta policore mësohet se pak orë pas ngjarjes, janë identifikuar edhe dy autorët e dyshuar të pengmarrjes, të cilët kanë lënë disa gjurmë të rëndësishme në vendin e ngjarjes. Ata janë shpallur edhe në kërkim policor, por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur për arsye hetimore. Mbrëmjen e së hënës, dy persona të armatosur dhe të maskuar terrorizuan për afro një orë, 11 punonjësit e depos me produkte kozmetike “LR Cosmetics”.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Pengmarrja mbremjen e se henes