Pengoi ekstradimin, në pranga
oficeri, arrestohet edhe i kërkuari
Një oficer i policisë gjyqësore Lezhë si dhe një shtetas i shpallur në kërkim nga policia italiane u arrestuan sot nga Policia e Shtetit. Policia: Kolmarku ka shmangur arrestimin e Gjergj Tushajt, i cili kërkohej nga policia italiane, falsifikoi dokumentet. (Në foto, Gjergj Tushaj gjatë arrestimit)
TIRANE - Policia e Shtetit në kuadër të një aksioni në bashkëpunim me Task Forcë në qytetin e Lezhës dhe Tiranë, mundësoi sot arrestimin e një oficeri të policisë gjyqësore Lezhë dhe të një shtetasi të shpallur në kërkim nga policia italiane për veprat penale rrëmbim personi, shfrytëzim prostitucioni dhe marrëdhënie seksuale me dhunë.
Aleksandër Kolmarku, 53 vjeç, me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Lezhë akuzohet për shpërdorim detyre. Sipas policisë Kolmarku ka shmangur arrestimin e Gjergj Tushajt, 48 vjeç, banues në Tiranë. Ky i fundit u arrestua në Tiranë në një operacion të njësive operacionale, në mesditë pranë zonës së ish-Bllokut.
Policia e Shtetit, nëpërmjet një deklarate për shtyp, njofton se Gjergj Tushaj akuzohej nga autoritetet italiane për veprat penale rrëmbim personi, shfrytëzim prostitucioni dhe marrëdhënie seksuale me dhunë.”, ndërsa ndaj dy shtetasve është marrë masa arrest me burg për veprat penale.
DEKLARATA E PLOTE E POLICISEArrestimi i këtyre shtetasve u bë i mundur në sajë të një hetimi intensiv disa mujor të kryer nga Sektori Kundër Korrupsionit në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me njësinë Task Forcë, në kuadër të zbatimit të një letërporosie të autoriteteve policore italiane për shtetasin Gjergj Nikola Tushaj, (alias Gjokë Ndue Tushaj), i akuzuar nga autoritetet italiane për veprat penale rrëmbim personi, shfrytëzim prostitucioni dhe marrëdhënie seksuale me dhunë.”
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasi Aleksandër Kolmarku, përmes shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve, ka ndihmuar shtetasin Gjergj Tushaj (alias Gjokë Tushaj) që t’i shmanget përballjes me autoritetet italiane të drejtësisë.
Bazuar në materialet e grumbulluara nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë në kuadër të këtij hetimi, nga Gjykata e Shkallës së parë në Tiranë ndaj këtyre shtetasve është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.
Operacioni për arrestimin e tyre është zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit rreth orës 12.30’, të ditës së sotme njëkohësisht në qytetet e Tiranës dhe të Lezhës.
Materialet procedurale në ngarkim të tyre do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë nën akuzën e kryerjes së veprave penale “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248, 186 dhe 25 të Kodit Penal.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4449
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09