Policia në Shkodër ka arrestuar një person për shkak tentoi të pengoja hapjen e qendrave të votimit në Postribë, gjatë ditës së djeshme.

Mësohet se në pranga ka rënë Emrah Shaba. Familjarët e tij kanë tentuar të pengojnë shoqërimin e tij nga ana e forcave të policisë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:44
Shoqërohen nga policia djali i ish-deputetit Xhemal Gjunkshi dhe sekretari i PD-së në Dibër


Pas ndalimit në kufi me Maqedoninë të nën kryetarit të PD në Dibër, Korab Muça, janë ndaluar edhe sekretari i degës së PD-së , Luan Haga si dhe djali i deputetit Xhemal Gjunkshi.

Ashtu si edhe ndalimi i Muçës, edhe shoqërimi i Hagës dhe djalit të Xhemal Gjunkshit ka ardhur në kuadër të hetimeve për shkak të protestave dhe sulmit të ndodhur nga militantët e PD-së në KZAZ nr.19.

Ora 14:49
Arrestohet në kufi me Maqedoninë nënkryetari i PD-së së Dibrës, kërkohej për sulmin ndaj KZAZ

Është ndaluar në kufi me Maqedoninë në doganën e Bllatës, nënkryetari i Partisë Demokratike të Dibrës, Korab Muça. Ai ishte shpallur në kërkim policor, për protestën që u bë më 28 qershor në Dibër, ku u sulmua nga militantë të PD-së, KZAZ-ja numër 19, në brendësi të së cilës ishin materialet zgjedhore.

Ora 13:03
PD e Shkodrës dënon arrestimin e bllokuesit të qendrës së votimit: Ky është turpi i pushtetit (VIDEO)

PD në Shkodër reagon për arrestimin e Emrah Shabës, të riut që ra në prangat e policisë ditën e sotme pasi akuzohet se ka penguar hapjen e qendrave të votimit në fshatin Postribë. Sipas PD në kjo është grahma e fundit të kriminelëve të veshur me uniformë.

"Vete votuan dhe vete po i numerojne ashtu si ne vitin 1945 ku baballaret e tyre shpallnin fitoren 100% ende pa filluar votimi dhe me 1 kandidat te vetem. Historia perseritet sot edhe me eger. Mangjesin e sotem me urdher te Edi Rames dhe Sander Lleshit policia terrorizoi familje te tera ne Postribe dhe ne mbare Shkodren qe ne ore te para te mengjesit. Te gjithe kemi pare me ze dhe figure si forcat e policise se kriminalizuar kane filluar arrestimet ne menyre te kundraligjshme te qytetareve dhe mbeshtetesve te Partise Demokratike. Ky eshte turpi i pushtetit te kalbur te Edi Rames. Kjo eshte grahma e fundit e krimineleve te veshur me uniforme te cilet nje nate para votimeve ndihmonin bandat kriminale te cilet shperthenin dyer shkollash dhe qendrash shendetesore, ndersa sot arrestojne pa asnje motiv te ligjshem qytetare te pafajshem. Fundi po ju vjen, fundi do te ju vije nga Shkodra antikomuniste ashtu si ju erdhi ne vitet 90 dhe ju e mbani mend shume mire.

Te dashur bashkeqytetar, ju bej thirrje te qendrojme te bashkuar para kesaj te keqeje, ata nuk kane mjaftueshem pranga per te gjithe ne. Partia Demokratike eshte ne mbrojtjen tuaj dhe do te jete gjithmone krah jush. Fundi i tyre po vjen dhe se shpejti ato qe do te jene pas hekurave do jene pikerisht ato qe sot jane te veshur me pushtet dhe uniforme", thuhet në deklaratën e PD.

Ora 11:25
U arrestua se pengoi qendrat e votimit/ Familjarët: Na është bërë terrorizëm, sikur janë serb (VIDEO)

Policia në Shkodër ka arrestuar një person për shkak tentoi të pengoja hapjen e qendrave të votimit në Postribë, gjatë ditës së djeshme.Mësohet se në pranga ka rënë Emrah Shaba.Familjarët e tij kanë tentuar të pengojnë shoqërimin e tij nga ana e forcave të policisë. Në një prononcim për mediat ata janë shprehur se nuk e kuptojnë pse është shoqëruar djali i tyre.

"I kemi rritur me gjithë hallet. Na është bërë një terrorizëm sot. Kanë ardhur policë, kanë hyrë brenda. Jam kapur me shefin, ja sharë pak me të, i kam thënë serb. Çfarë është ky terrorizëm këtu. Ai është arrestuar kot. i kemi kërkuar fletën e arrestit nuk e kishin. Thanë e dimë ne, si dinë ata në shtëpinë e tjetrit. Ne kemi ndjekur urdhrin e presidentit. Qeveri e poshtër. E kanë hapur vetë portën. Këto janë qeveria më e poshtër në botë. Bëni thirrje edhe ju. Deri kur do vazhdojmë kështu", thonë familjarët.