INCIDENTET/ Në Sukth kërcënime me kallashnikov! Militantët e PD nisin protesta para KZAZ-ve

INCIDENTET/ Në Sukth kërcënime me kallashnikov! Militantët e PD nisin protesta para KZAZ-ve

Procesi zgjedhor i 30 qershorit nisi mjaft i qetë me hapjen e qendrave të votimit, por në disa qendra pati edhe incidente. Më i rëndi ishte ai në Katund i Ri në Sukth të Durrësit, ku një person hyri me automatik brenda në qendër votimi, kërcënoi komisionerët dhe mori kutinë e votimit duke hedhur jashtë materialet. Ai u arrestua nga policia.

 Ndërkohë militantë të PD-së gjatë procesit të votimit organizuan protesta para disa qendrave të votimit në disa qytete të Shqipërisë, ku bënë thirrje për të mos votuar duke e quajtur një proces monist. Protestat vijuan edhe në mbrëmje me protesta para KZAZ-ve me nisjen e procesit të numërimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:20
Militantët e PD mblidhen para KZAZ-së në Gjirokastër, Dasho Aliko: Protesta paqësore për fitoren tonë!

Në KZAZ-në në Gjirokastër janë mbledhur disa persona, militantë të Partisë Demokratike, por deri më tani nuk janë shënuar incidente. Në KZAZ ndodhen tashmë kutitë me fletët e votimit, ku më tej do të nisë procesi i numërimit.

Kryetari i PD-së së Gjirokastrës, Dasho Aliko mbajti një fjalim falenderuar para militantëve të djathtë, duke thënë se Gjirokastra e braktisi Ramën. Ai tha se në qarkun e Gjirokastrës do të mbahen protesta paqësore para KZAZ-ve, kjo në formë fitoreje sipas tijpër pjesëmarrjen jo të lartë në votime në këtë qark.

"Sot falenderoj gjithë qytetarinë gjirokastrite që i tha jo Ramës duke i dhënë një shuplakë me 5703 vota në gjithë Gjirokastrën. Gjirokastra nuk ju bashkua Ramës. Gjirokastra të lexon dhe në fund të ndëshkon. 21 mijë votues morën pjesë në të gjithë qarkun e  Gjirokastrës. Kanë votuar edhe kundër kandidatit të partisë Socialiste, do e tregojnë rezultatet. Ne sot bëjmë tubim paqësor, tubim feste, se i thanë jo qeverisë së krimit. "Mbaroi Rama", dëgjohet të thonë mbështetësit" tha Aliko.

Ora 20:21
Mbyllja e votimit/ Militantët e PD grumbullohen për të protestuar

Sapo është mbyllur procesi i votimit, në qytetin e Tropojës, disa militantë të opozitës janë grumbulluar së bashku për të protestuar.

Ata me pankarta nëpër duar janë mbledhur para KZAZ nr.9 në Tropojë dhe kanë bërë thirrje Rama ik.

Për të ruajtur sigurinë e kësaj KAZAZ-je është krijuar një kordon me policisë të cilët kanë ndaluar protestuesit të avancojnë. Ndërkohë pas tyre janë vendosur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Ora 18:28
Durrës/ Disa militantë të PD në protestë: Në 28 vite nuk kemi parë votime të tilla

Disa militantë të PD kanë dalë pasditen e sotme në protestë pranë shkollës Muharrem Dollaku. Protesta ka qenë paqësore. Ata kanë mbajtur në duar edhe flamujt e SHBA dhe BE. Njëri prej tyre është shprehur për Report tv se protesta ka të bëjë me kundërshtimin ndaj zgjedhjeve lokale.

"Protesta ka të bëjë me kundërshtimin e kësaj zone ndaj zgjedhjeve. Nuk janë parë në 28 vite votime të tilla. Sot është bërë në rresht administrata. Kjo mjafton për qeverinë e Edi Ramës e cila nuk është më legjitime në qeverisje", shprehet protestuesi.

Ora 18:18
Voltana Ademi: Komisionerët në Bërdicë të Mesme kanë mbyllur dyert dhe po plotësojnë fletët e votimit

Voltana Ademi ka bërë një denoncim lidhur me procesin e votimit në qendrën e votimit 0216 Berdice e Mesme. Sipas Ademit kjo qendër votimi qëndron e mbyllur prej dy orësh dhe komisionerët që janë brenda po plotësojnë fletët e votimit.

"Ne Qv nr. 0216 Berdice e Mesme ka 2 orë qe eshte mbyllur dera. Komisioneret jane brenda. Sipas informacioneve qe kemi, po plotesojne fletet e votimit duke perdorur numrat e kartave ID qe i marrin duke u telefonuar qytetareve dhe duke ua kerkuar ate", thotë Ademi.

Ora 18:05
FOTOT+EMRAT/ Punonjësit e Bashkisë së Vorës, presion votuesve në qendrën e votimit në Marikaj

Situatë e tensionuar në shkollën 9-vjeçare “Ramazan Subashi” në Marikaj të Bashkisë Vorë, ku ndodhen qendrat e votimit 1558/0, 1558/1, 1559/0 dhe 1559/1. Sipas raportimeve nga kjo qendër mbështetës të PD dhe drejtues e punonjës të Bashkisë së Vorës janë stacionuar pranë hyrjes kryesore të oborrit të shkollës dhe u bëjnë presion qytetarëve që hyjnë për të votuar.

Rreth orës 14:00 në këtë qendër votimi ka pasur një acarim të situatës, e cila ka rrezikuar të përshkallëzohej në një përplasje fizike. Si rrjedhim i provokimeve të mbështetësve të PD, të cilët kanë bllokuar portën hyrëse për në mjediset e shkollës, është krijuar një situatë e ndezur ku mbështetësit e të dy palëve janë përballur me njëri-tjetrin, por gjithësesi është arritur të shmanget konflikti fizik.

Nga komisionerët e qendrave të votimit është lajmëruar edhe Policia e Shtetit për këtë situate, e cila ka mbërritur shpejt në vendngjarje. Nuk konfirmohet të ketë persona të shoqëruar, por policia i ka këshilluar punonjësit e bashkisë Vorë, që të mos bëjnë presion votuesve.

Ndërkohë nga stafi elektoral i kandidatit për kryetar bashkie i PS, Agim Kajmaku, është denoncuar gjatë ditës bllokimi i vazhdueshëm i rrugës që të çon në të katër qendrat e votimit të shkollës “Ramazan Subashi”, përmes vendosjes së makinave në hyrje rë kësaj rruge.

Sipas të njëjtave burime grupi i personave që organizojnë bllokimin e rrugës dhe që provokojnë qytetarët që shkojnë të votojnë përbëhet nga punonjës dhe drejtues të bashkisë së Vorës e konkretisht nga:

Mira Murataj, drejtore në bashkinë e Vorës, Astrit Kuçi, punonjës në sektorin e ujësjellësit në Bashkinë e Vorës (personi i cili krijoi incidentin që u zgjidh nga Policia e Shtetit), Arben Kuçi, Festim Mara, Elton Mara, Besnik Kuçi etj.

Për shkak të vazhdimësisë së kësaj situate në Marikaj, nga ana e punonjësve të bashkisë së Vorës, shtabi elektoral i kandidatit Kajmaku ka vënë në dijeni edhe OSBE dhe vëzhguesit e tjerë ndërkombëtarë.

Sipas të dhënave nga KZAZ Vorë, deri në orën 17:00 numri i votuesve në qendrat e votimit në Marikaj ka shkuar rreth 410 votues.

Ora 17:48
Zbulohet çfarë solli ngjarjen e tmerrshme në Sukth ku burri u fut me kallash në qendër votimi (VIDEO)

Një 53-vjeçar, Ramiz Bakanaçi u arrestua nga Policia e Durrësit pasi mëngjesin e sotëm u fut në një qendër votimi me armë mori fletët dhe listat e votimit dhe i dëmtoi ato. Kryetari i qendrës së votimit në Katund Sukth të Durrësit në një prononcim për mediat sqaroi atë që ndodhi.

"Një fshatar i jonë erdhi radhën e parë kishte pirë, na ofendoi, na kërcënoi erdhi së dyti me armë në dorë dhe na kërcënoi prapë na mori fletët e votimit me gjithë listën e zgjedhësve dhe doli përjashta. Erdhi policia, e larguan dhe ne vazhduam votimin. E cenoi procesin, por aq sa ishte policia u vunë shiritët. Na erdhi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve na solli listë tjetër", tha ai.

Por kryetari i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferri tha se kjo ngjarje erdhi pasi burrit në fjalë i kishin dhunuar nipin.

"Për informacionin në Katund Sukth. Përpara se të ndodhte ky incident ka ndodhur një tjetër ngjarje, ku administratori i komunës ka goditur një fëmijë. Kjo ka nxehur situatën. Nga informacionet më parë i kishin dhunuar nipin zotërisë që ka shkuar dhe ka bërë incidentin. Kemi informacion", u shpreh kreu i PD-së së Durrësit, Ferdinand Xhaferri.

Sipas PD-së në Durrës një fëmijë që bërtiste “Rama Ik” është dhunuar nga nga administratori i njësisë.

Ora 17:21
Punonjësit e bashkisë Kamëz i binden Mziut dhe filmojnë votuesit, vëzhguesit mbyllin dritaret me perde


Në qendrën e votimit nr.1567 në qytetin e Kamzës që është e vendosur në gjimnazin Ibrahim Rugova, vëzhguesit kanë mbyllur perdet e ambienteve të brendshme ku janë vendosur materialet zgjedhore.

Sipas vëzhguesve ky veprim ka ardhur pasi vëzhguesit kanë denoncuar se punonjësit e bashkisë së Kamzës fotografojnë votuesit.

Kujotjmë se një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe kreu i bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu i cili tha se PD dhe bashkia e Kamzës ka vendosur vëzhgues për të monitoruar dhe mbajtur me listë ata që votojnë.

Ora 17:14
Një i dehur me dru në dorë tenton të sulmojë votuesit në Cërrik (VIDEO)

Një i dehur është përpjekur të krijojë incidente në qendrën e votimit 25311 në Bashkinë Cërrik. Ai ka tentuar të hyjë disa herë në ambientet ku zhvilloheshin votimet.

Ai është nxjerrë jashtë nga forcat e sigurisë. Edhe kryetarja e komisionit të QV është shprehur se votimi ka qenë i qetë dhe përveç këtij rasti i cili është neutralizuar në kohë, nuk ka pasur asnjë incident tjetër.

"Erdhi me dru në dorë dhe e nxorëm jashtë. Votimi po ecën shumë mirë, qetësi absolute", shpreh kryetarja e komisionit të QV për Report tv.

Ora 15:06
EMRAT/ Tentuan të prishin procesin zgjedhor në Korçë, shoqërohet një ish-polic dhe një 68-vjeçar


Dy persona janë shoqëruar ditën e sotme nga policia e Korçës. I shoqëruari i parë është Resul Ravolli, 55 vjeç, ish polic. Ai është shoqëruar për tentativë për të prishur procesin zgjedhor.

Ndërsa i shoqëruari i dytë është një 68-vjeçar, Ismail Çibuku nga fshati Barc i cili ka tentuar që të prish procesin e zgjedhjeve lokale. Kujtojmë se për krimet elektorale sipas ligjit dënohesh nga 1 deri në 5 vite heqje liri e plus që në bazë të shkeljes së kryer rrezikon që të hiqet e drejta për të dalë jashtë vendit.

 

Ora 14:51
Pasi dogji materialet zgjedhore, PD-ja e Vaut të Dejës ngre pretendime: Fletët e votimit kanë ardhur me vonesë


Pas sulmeve të kryera 4 ditë më parë në KZAZ-në nr.6 në Bushat të Vaut të Dejës, ku u dogjën materialet e votimit nga militantët e opozitës, ka ardhur edhe një reagim nga ana e Partisë Demokratike të Vaut të Dejës. Ata ngrejnë pretendimet se fletët e votimit nuk kanë ardhur në të njëjtën kohë me materialet e tjera zgjedhore. Sipas tyre në fillim kanë ardhur materialet e tjera dhe më pas kanë mbërritur fletët e votimit nga Sllovenia. 

Reagimi plotë i PD në Vaun e Dejës:

"Materialet Zgjedhore dhe Fletet e votimit nuk kane ardhe ne te njejten kohe. Fillimisht kane ardhe materialet zgjedhore dhe ne ora 2:10 te megjesit kane ardhe fletet e votimit. Fletet e votimit kane ardhur privatisht nga Sllovenia ne Potgorice. Nga Potgorica jane transportuar me mjete ushtarake dhe kane kaluar ne Doganen e Hanit te Hotit. Nga Dogana e Hanit Hot, jane sjell direkt ne KZAZ rreth ores 2:30 te mengjesit dhe kane filluar te shperndahen ne ora 4:10 te mengjesit. Fletet e votimit nuk kane shkuar te magazinohen ne KQZ sipas Kodit Zgjedhor dhe nga KQZ te shkojne ne KZAZ. Ky eshte nje skandal flagrant zgjedhor dhe eshte lehtesisht i verifikueshen e lidhur me transportin, Sistemin Tims, ne Dogane, ne KQZ dhe ne KZAZ"

Sipas tyre fletët e votimit nuk kanë shkuar të magazinohen në KQZ por kanë ardhur me vonesë. Kujtojmë se për incidentit e ndodhur në Bushat, erdhën reagime të forta nga politika. Kryeministri Rama me anë të jë shkrese firmosi shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hila. Për sulmin e rëndë ndaj KZAZ-së numër 6, policia ka shoqëruar 9 persona. Për sa i përket Kodi Penal i dënon krimet zgjedhore nga 1 deri në 5 vite burg.

Ora 14:28
Elbasan/ Personat me aftësi të kufizuar hasin vështirësi për të votuar (VIDEO)

Personat me aftësi të kufizuara kanë hasur vështirësi për të votuar në një qendër votimi në qytetin e Elbasanit. Kjo ka ardhur për shkak të infrastrukturës jo të favorshme për të përdorur karrocën me rrota. Megjithatë këtyre personave u kanë ardhur në ndihmë persona të tjerë duke bërë të mundur kështu kryerjen e procesit të votimit.

Ora 12:49
I dehur dhe me fjalor banal gris votën, arrestohet militanti i PD-së në Kamëz (VIDEO)

Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat e Kamzës, një militant të Partisë Demokratike për krime zgjedhore. I arrestuari është Astrit Çuçka, 66 vjeç banues në Kamëz. Sipas policisë 66-vjeçari është arrestuar për shkak se gjatë procesit të votimit ai ka grisur fletën e votës dhe ka tentuar të marrë vulat e komisionit si dhe të thyej kutinë e votimit.

E gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në qendrën e votimit 1567  të vendosur në shkollën Ibrahim Rugova.  I arrestuari është militant i Partisë Demokratike pasi ka bërë edhe thirrjet 'Rama ik' ndërsa ishte edhe i dehur. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”

Ora 12:19
Në Burrel mbështetësit e PD ironizojnë votimet me daulle e me valle (VIDEO)


Në qytetin e Burrelit disa mbështetës të opozitës janë mbledhur së bashku ku në krahë mbanin daulle dhe firzamonikë. Në videot e publikuara shihet se militantët hedhin valle duke ironizuar procesin e votimit. Kujtojmë se prej kohësh opozita ka bërë thirrje për bojkot në këto votime.

Ora 12:13
Cënohet votuesi/ Kamerat shkelin privatësinë në Shkodër dhe Elbasan (VIDEO-FOTO)

E drejta për votim të fshehtë është shkelur sot në Shkodër dhe Elbasan.

Kjo e drejtë në Shkodër është cënuar nga kamerat e televizionit lokal 'Tv Rozafa', e cila teksa ishte duke transmetuar 'live' pamjet nga qendrat e votimit ka transmetuar një qytetar duke votuar. Në pamje shihej qartë fleta e votimit.

Ndërkaq, një rast i tillë vërehet edhe në Elbasan, aty ku lart kutive të votimit duken kamera sigurie.

Këto kamera janë të ambienteve të shkollës, ku po mbahen votimet dhe nuk janë të vendosura qëllimisht, megjithatë përbën shkelje të privatësisë për votuesin.

Në këtë prizëm ka reaguar ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa duke thënë se votuesit po shantazhohen.

“Janë nxjerrë në terren bandat, drejtorët, policia dhe çdo funksionar tjetër për të shtuar figurantët. Por dhe kaq nuk i mjafton dhe nga frika se askush nuk po bindet për t'u bërë pjesë e farsës se pushtetit te Edi Ramës, kanë vendosur dhomat e fshehta poshtë kamerave në shkollë, kopshte dhe kudo munden në Elbasan dhe në gjithë Shqipërinë.”- deklaron Hasa.

 

 

Ora 11:44
Tjetër protestë tek shkolla Vasil Shanto, kutitë e kartonit mbushen me fletushka (VIDEO)

Një tjetër protestë e organizuar nga militantët e opozitës është shënuar në qendrën e votimit të vendosur në shkollën  Vasil Shanto.  Protestuesit kanë vendosur një kuti kartoni duke ironizuar kutinë e votimit dhe më pas e kanë mbushur me fletushka.

Ora 11:38
Salianji 'dirigjon' militantët para Bashkisë së Korçës, valle si në kohën e komunizmit (VIDEO)

Militantët e PD në Korçë bashkë me ish-deputetin demokrat Ervin Salianji kanë dalë përpara bashkisë së Korçës duke demonstruar një festë të kohës së komunizmit, me muzikë të asaj kohe për të bërë një paralelizëm me ditën e sotme. Kjo ka qenë edhe për të shprehur qëndrimin që opozita ka shprehur më herët se votimet e sotme  i ngjajnë atyre komunizmit për shkak të mospjesëmarrjes së tyre në zgjedhje. Ata kanë qëndruar për disa momente përpara bashkisë duke marrë edhe valle ndërkohë që në qafë kanë mbajtur edhe shallin e pionerit.

Ora 11:11
Militantët e opozitës të veshur si në kohën e komunizmit 'ironizojnë' vëzhguesit e OSBE/ODHIR-it në Tiranë (FOTO)

Militantët e opozitës kanë zgjedhur që të protestojnë në një formë ndryshe ditën  e sotme.

Në qendrën e votimit të vendosur në shkollën 'Vasil Shanto' në Tiranë një grup protestuesish janë veshur me uniforma në kohën e  komunizmit dhe me grushtin lart si në atë kohë kanë pritur udhëheqësit e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODHIR-it.

Gjithashtu në duar kanë mbajtur fletushka ironizuese ku shkruheshin punët e bëra nga 'partia'.

Ora 10:32
Hyn me kallash në qendër votimi, kërcënon komisionerët, rrëmben kutinë dhe hedh materialet....Pranga 53-vjeçarit në Sukth (VIDEO)

Policia e Durrësit ka arrestuar një person, 53-vjeçar i cili në fshatin Katund Sukth të Durrësit, rreth orës 08:55 ka hyrë me armë në qendrën e votimit numër 1521 dhe pasi ka kërcënuar me armë zjarri kallashnikov komisionerët, ka marrë kutinë e votimit e ka nxjerrë jashtë ambienteve të Qendrës dhe ka hedhur materialet zgjedhore. 

Ramiz Bakanaçi 53 vjeç, banues në Katund Sukth u arrestua nga policia pas reagimit të menjëhershëm për ngjarjen.

Gjatë kontrollit të ushtruar, Policia i gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit automatik model 56, me të cilën autori hyri në qendër votimi . 

1561883529_sukth7.jpg

Ai do të hetohet nga prokuroria e Durrësit për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit ", "Pengimi i subjekteve zgjedhore" dhe "Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor".

"Policia e Shtetit është e vendosur për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe për të mbrojtur liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve. Cilido që do të kryejë veprime që cenojnë procesin e votimit dhe liritë e të drejtat e qytetarëve, do të përgjigjet para ligjit", thuhet në një njoftim të policisë së Shtetit.

Ora 10:24
Nipi i Klement Balilit (me LSI) pengon qytetarët të votojnë

Në Dritare.net është dërguar një foto nga banorët e fshatit Stjar, të Delvinës, ku në një makinë të bardhë, është ish-kryetari i Bashkisë së Delvinës, Rigers Balili, i cili pengon qytetarët të votojnë.

Nga foto duket që ai ka ndaluar qytetarë të cilët inormojnë se ish-kryetari i bashkisë po i pengon për të votuar. Rigers Balili është nipi i Klement Balilit, i cili është cilësuar si narkotrafikanti i Ballkanit. Rigers Balili ka qenë kryetar i Bashkisë së Delvinës, nga radhët e LSI

Ora 09:21
Kandidati i PS: PD po filmon qytetarët që votojnë

Sipas kandidatit për kryetar bashkie në Gramsh, Klodian Tace, thotë se Partia Demokratike në Gramsh është duke filmuar votuesit që marrin pjesë në votime. 

Ora 08:56
Militantët e PD marshojnë paqësisht në disa qendra votimi në kryeqytet (VIDEO)

Disa militantë të PD kanë marshuar paqësisht nga shkolla e baletit drejt Liceut Artistik për të protestuar mbi procesin zgjedhor. Ato më pas janë zhvendosur që aty dhe duket se do marshojnë drejt disa qendrave të tjera në kryeqytet.

Ora 08:44
Militantë të PD-së pranë QV-ve/ I afrohen qytetarëve dhe bëjnë thirrje të mos votojnë

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga Partia Demokratike, disa militantë janë gjendur pranë disa qendrave të votimit ku siç raportohet, ata u afrohen personave që votojnë duke u bërë thirrje për të mos votuar. Në këtë skenar deri më tani nuk ka pasur dhunë por vetëm thirrje për të mos votuar. Duke ditur këtë plan, edhe policia paralajmëroi dy ditë para zgjedhjeve, se grupimet e njerëzve para qendrave të votimit, janë të paligjshme, dhe aq më shumë, thirrjet për të mos votuar.

Grupe të vogla militantësh janë parë pranë disa qendrave të votimit siç është në Vorë apo tek Shkolla e Baletit, dhe pasi qëndrojnë përreth 10 minuta, zhvendosen në qendra të tjera me të njëjtat thirrje.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • toni: 30/06/2019 15:08

    ne ore 19 do dal lyli ne tv,..ps na ka vjedhur votat

    Përgjigju
  • 111: 30/06/2019 14:15

    Nje dit fantastike per shqiperin dhe shqiptaret dal ngadal po pastrohet dhumi qe e mbyti shqiperin per gati 30 vjet.. Nuk do te thot t jesh i partis demokratike je demokrat...shumica juaj jeni thjesht mbeturina komunistash te veshur me rroba demokratesh

    Përgjigju
  • korçari: 30/06/2019 13:31

    O Salinjush dite zie eshte per ju te PDse me presidentin me te keç qe ka pasur ndonje here shqiperia.

    Përgjigju
  • PALLOSH KODOSH REXHEP LEKA [ KEPI ]: 30/06/2019 13:04

    O tritan preshi po akoma meresh soi e sorollopi jot me politik. Po a e shikon se çfar qetësie është. A i shikon Shqiptarët se çfar popull i mrekullushëm jan. Po ti prasin ta kesh haram që të futën ti duhet të zhdukesh se smer vesh o tritani

    Përgjigju
  • LIGJI: 30/06/2019 12:38

    videomontimet e pd!!sa posht qe keni rene o pd ista.nuk merret pushteti me thashetheme por me program dhe premtime per popullin!!nuk keni lindur me pushtet ne xhep dhe nuk keni per ta pas ndonjeher deri ne diten qe do beni politike dhe te zbatoni ligjet si gjith te tjeret.ne fakt duket cilet jane nostalgjiket e komunizmit !!dhe me zi biles e keni pas pushtetin per 30 vjet dhe vetem e keni vjedh dhe shkaterru ket vend.u mesuat shqipetareve vetem vjedhjen masive dhe gangesterrllekun i forti fiton me ju rrugaceria!!jeni turpi i ketij vendi!

    Përgjigju
  • ERP: 30/06/2019 11:49

    Popullit nuk i hidhet hi syve. Protestojne hajdutat qe i vidhnin votat live. Fare e keqe

    Përgjigju
  • Xxx: 30/06/2019 11:46

    Ik ore paloqe se nuk je asgje vetem nje qytetar si gjithe te tjeret per te paguar budallej te dalin me arme ne qendrat e votimit

    Përgjigju
  • Edi: 30/06/2019 11:25

    Pse duhet te filmojn jasht qendrave te votimit militantet e pd apo per te trembur njerzit nuk e shohin veten ku i katandisi corba qe gatuam vet tani po e han ate qe gatuan por ka akoma rrug per te arritur deri ne banjo se atje meritojn ti cosh e neper burgje se vet r dogjen te drejten e votes

    Përgjigju
  • Kafsha: 30/06/2019 11:07

    Ore po Paloqja-Pamutja cdo aty. Ky sikur dogji mandatin?! Nuk ka turp PD-ja e rinovuar qe pretendon se eshte në parlament që pranon një lëtyrë të tillë?

    Përgjigju
  • gazmend: 30/06/2019 10:31

    hahahahahh o PD o partia turpit kombit ! Pranoni se mbaruat e sja me financime nga pak bashkite e djathta tashti ujiteni e hani kstravecin e Lul Bashes dhe Mul Nokes . Saliu po bdes skthehet me nga europa e shpetoi nje komb me vdekjen e tij . Poshte PD rrofte Shqiperia dhe Edukata qytetare . Poshte molotovi.

    Përgjigju
  • Fieraku: 30/06/2019 10:16

    O Luano ç'far kar''dojne tek qendra e votimit keto bandite kur ju nuk kini vezhgusa,ato aty jane vetem per te bi sherr se ju te PDse veç me krime jeni mesuar o Luanesh se Luan nuk je.

    Përgjigju
  • Armir: 30/06/2019 10:09

    Po ik on Palok se le nam, ik ere se nuk te beson kush me paçavuret tua. Ia keni futur vetes sa kemba o derezi leni prrallat

    Përgjigju
  • asolingo: 30/06/2019 09:50

    E nxore koken ti mi arash,si ha me njeri ato qe thoni skeni as dixhitalin qe tju rrej me nonje lajm.

    Përgjigju
  • Toni: 30/06/2019 09:49

    Mos ndoshta jeni aq shume te fandaksur,sa shihni endrra me sy hapur? PD = partia e deshtimit!

    Përgjigju
  • dulja: 30/06/2019 09:42

    ja futni kote si gjithmone beni propagande vetem pere kete jeni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja