‘Pengu’ i 85-vjecares, në kërkim të vajzës: Dyshoj se është ende gjallë / ’Pa Gjurmë’ i komunikon lajmin (VIDEO)

‘Unë kam qenë 48 vjece kur e linda vajzën. E kam lindur në shtëpi. Ishte shumë ftohtë, kushtet nuk ishin të mira. Pasi linda përfundova në spitalin e Librazhdit, në gjendje të rëndë shëndetësore. Vajzën e sapolindur e dërguan në befotrof. Dyshoj se është ende gjallë. Vajza lindi një fëmijë i shëndetshëm. Unë dyshoj është e birësuar’, rrëfen 85-vjecarja

Sapo u njohëm me këtë histori që na ktheu vite pas, ditën e 28 shkurtit të vitit 1972, kur Merita u lind stafi i ’Pa Gjurmë’ nisi menjëherë kërkimet. Pas shumë informacioneve, që u siguruan në një kohë të shkurtër mësuam se, vajza që kërkohej nga nëna në studio, ishte dorëzuar në befotrofin e Korcës më 11 mars të vitit 1972 dhe po atë vit, një muaj më pas, në datën 6 prill kishte ndërruar jetë. Pas komplikacioneve nga një temperaturë e lartë, foshnja ishte dërguar me urgjencë në spitalin rajonal, ku dhe kishte mbyllur sytë përgjithnjë. Me pengun që s’e pa më kurrë Meritën, Anifja sot nënë e 4 djemve dhe dy vajzave erdhi në studion e ‘Pa Gjurmë’ për të mësuar të vërtetën, që e ka munduar prej vitesh.

 ‘Vdekja është e jona. E ka vënë Zoti vdekjen’, me këto fjalë e mbyll nëna 85-vjecare, pasi mësoi lajmin në studio.

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sheef: 03/10/2020 17:24

    pse duhet ne kater zona apo bejne veze te kuqe keta.si nuk u ngopen njehere mor zot.mos u rente ne bark.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!