Pengu i Dumanit: A do të vijë koha që unë kolegët e mi dhe familjet tona të lëvizim lirshëm si çdo qytetar?

Pengu i Dumanit: A do të vijë koha që unë kolegët e mi dhe familjet tona të lëvizim lirshëm si çdo qytetar?

Kufizimi i lirisë së tij individuale dhe familjare, por edhe i kolegëve të tij prokurorë për shkak të detyrës, ishte një nga pengjet që kreu i SPAK, Altin Dumani, u shpreh se kishte.

"Dua të falenderoj me përulësi prokurorët e SPAK hetuesit, hetuesit financiarë e të gjithë ata që punojnë për përkushtim dhe sakrificë në përmbushjen e kësaj detyre. Mirënjohje

Dua të falenderoj familjen time. Nuk është e lehtë të jesh prokuror, për më tepër drejtues në Prokurorinë e Posaçme. Është e vështirë në ambientin shqiptar të përmbushësh me profesionalizëm. 

Veten patjetër e kam kufizuar dhe sakrifikuar, por nga ana tjetër edhe familja ime po sakrifikon. Është e kufizuar në jetën e saj, lirinë e saj. Dhe familjet e prokurorëve janë të kufizuar në lirinë e tyre.

Kur shkoj nga shtëpia për në punë në mëngjes, se natën kthehem vonë e nuk shoh gjë, nga dritarja e automjetit shoh  njerëzit që lëvizin lirshëm, mua më vjen pyetja a do të vijë ajo kohë që unë, familja ime, kolegët e mi dhe familjet e saj të lëvizin lirshëm?

Përgjigjja ime është që unë pavarësisht përgjegjësive është një punë që kemi zgjedhur ta bëjmë e do ta bëjmë me përkushtim.  Dua të falenderoj familjen që më duron e më mbështet pavarësisht kostove që kanë marrë përsipër" tha Dumani.


Lajmi kryesor:

Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë