Pennine: Po negociojmë marrëveshjen për Velçën, Albpetrol e mohon

Pennine Petroleum Corporation, në një njoftim zyrtar të datës 14 dhjetor, njofton se se ka marrë një draft të parë të marrëveshjes së ndarjes së prodhimit nga Albpetrol për ekspolorimin, zhvillimin dhe prodhimin e naftës mbi tokë në Bllokun e Velçës.

Sipas njoftimit, Pennine u konfirmua në 2 dhjetor 2015 nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë si ofertuesi i suksesshëm për Bllokun e Velçës.

Por, burime zyrtare nga Albpetrol thanë se ka pasur dy aplikime për zonën e lirë të Velçës dhe nga këto aplikime ai i Pennine ka qenë më i miri, por nuk kanë nisur ende negociatat për kontratën, apo për një marrëveshje kërkimi.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Protestë në aksin Thumanë- Kashar, banorët kërkojnë hyrje dhe dalje për zonat e tyre! Policia ndërhyn për t'i larguar nga rruga! Hidhet gaz lotsjellës