TIRANË - Zbardhet relacioni i qeverisë për faljen e debive të ish-ushtarakëve. Qeveria thotë se ish-ushtarakëve u falen të gjitha detyrimet, ndërkohë që pensioni i tyre do të varjojë nga 11 mijë lekë deri në mbi 40 mijë lekë të reja. “Nisur nga mungesa e konsistencës, qëndrueshmërisë dhe stabilitetit të kuadrit ligjor, që rregullon dhe trajton përfitimet për kategorinë e ish-ushtarakëve, përmes këtij projektligji propozohet falja e të gjitha detyrimeve apo debive të kësaj kategorie, të cilët rezultojnë të jenë ende debitorë”, - thuhet në relacionin e qeverisë. Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, deri në fund të muajit shkurt 2016, janë gjithsej 5425 ish-ushtarakë debitorë, me një shumë detyrimi që mbetet për tu shlyer për 984.5 milionë lekë.
Argumentimi i qeverisë
Gjatë periudhës nga 1.1.1999, deri në 30.6.2009, ushtarakët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Ministrisë së Rendit Publik dhe SHISH, të cilët kanë dalë në rezervë ose lirim pas datës 3.7.1991, janë trajtuar me pagesa kalimtare, pensione të parakohshme dhe përfitime të tjera suplementare sipas dispozitave të ligjit nr.8087, datë 13.3.1996, të ndryshuar, ndërsa policia e shtetit, është trajtuar me pensione të parakohshme dhe përfitime të tjera suplementare sipas dispozitave të ligjit nr.8661, datë 18.9.2000.
/Shqiptarja.com