Pensionet, fshati braktis skemën
numri i kontribuuesve u tkurr 40%
Në vitin 2016 ecuria në skemën e pensioneve u karakterizua nga një seri zhvillimesh të rëndësishme ku mes të tjerave një tkurrje me 40% e kontribuuesve të fshatit.
Në vitin 2016 ecuria në skemën e pensioneve u karakterizua nga një seri zhvillimesh të rëndësishme ku mes të tjerave një tkurrje me 40% e kontribuuesve të fshatit. Referuar raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për zbatimin e buxhetit faktik rezulton se kontribuues nga fshati vitin e kaluar ishin 53,168 duke shënuar rënie në raport me 2015.
“Rezultati financiar i degës së pensionit të fshatit, vazhdon të mbetet problematik për shkak të numrit të vogël të siguruarve në bujqësi dhe nivelit të ulët të pagës minimale. Kështu, deficiti i financiar i degës së pensioneve të fshatit ka rezultuar 11,593.2 milion lekë, nga 10,716.3 milion lekë që ishte një vit më parë, ose 8.2% më shumë se një vit të pare” thuhet në raportin e KLSH.
Kjo situatë ka përkeqësuar edhe raportin e mbulimit ku të ardhurat nga dega e pensionit të fshatit mbulojnë vetëm 22% të shpenzimeve të kësaj dege, në krahasim me 28% një vit më parë.
Situata paraqitet më mirë në qytet ku kemi një rritje të mbulimit. Në fund të vitit 2016 të ardhurat nga dega e pensionit të qytetit mbulojnë 80.7% të shpenzimeve të kësaj dege, në krahasim me 77.7% një vit më parë.
Në total e gjithë skema duket se ka një ulje të deficitit i cili ka ardhur si efekt i rritjes së të ardhurave me 10.4 për qind dhe uljes së shpenzimeve me 6.3 për qind në raport me një vit më parë.
Efekt pozitiv duket se ka dhënë rritja gaduale e moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj çdo vit. Në vitin 2016 efekti i kësaj mase llogaritet në 400 milionë lekë.
Stoku i borxhit në skemë
Bizneset private por edhe entet shtetërore duket se vijojnë të akumulojnë borxhe në skemën e pensioneve. Kontrolli i Lartë i Shtetit nënvizon se numri i bizneseve të mëdha debitorë u rrit me 11,634 subjekte në shumën 3,1 miliardë lekë kurse vlera totale e borxhit të këtyre subjekteve në fund të vitit 2016 është 9,4 miliardë lekë.
“Me rritje dhe në mënyrë shqetësuese mbetet trendi i subjekteve me borxh dhe në sektorin publik ku rritjen më të madhe e ka sektori buxhetor me 608 subjekte në shumën 406,522 mijë lekë. Vlera totale e borxhit të subjekteve publike në fund të vitit 2016 është 2,1 miliardë lekë” nënvizon KLSH./ Monitor
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.3%
-
Jo
37.7%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 1496
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pasta Diamond fiton çmimin ndërkombëtar 'Superio Taste Award 2025'
13 Janar, 20:03
-
'PD është bërë një parti shpifësish!', Çupi: E kanë kthyer në mision, por shpifja duhet ndëshkuar
13 Janar, 19:58
-
Atentati ndaj 30 vjeçarit, dyshohet se ishin 3 autorë, u larguan drejt Fierit
13 Janar, 19:54
-
Nis fushata në Kosovë, Hisen Berisha: Kurti erdhi me propagandë, nuk ka ç'ofron më! Kandidati i PDK-së: Vetëvendosja braktisi ish-liderët e UÇK-së në Hagë
13 Janar, 19:51
-
Ish-ministrja maqedonase Jankullovska lirohet nga akuzat në rastin “Fortesa”
13 Janar, 19:45
-
Atentati ndaj 30-vjeçarit në autostradën Vlorë-Fier, makina e autorëve në flakë duke u djegur (VIDEO)
13 Janar, 19:31
-
Regjistrimi i Diasporës për zgjedhjet e 11 majit/ Elena Xhina: 3 mijë kërkesa në ditë! Medlir Mema: Kemi shqetësim për përdorimin e ambasadave dhe konsullatave
13 Janar, 19:13
-
Atentat në autostradën Vlorë-Fier, vritet 30-vjeçari me të shkuar kriminale! Dyshohet për 3 autorë, dogjën automjetin e krimit dhe u arratisën me tjetër (EMRI+VIDEO)
13 Janar, 18:59
-
Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet! (VIDEO)
13 Janar, 18:55
-
Ngjela në Report TV: Si mund t’i fitojë zgjedhjet kryetari i një partie i shpallur ‘non grata’ nga SHBA! Këta menduan se ishin të paprekshëm, Rama i qetë
13 Janar, 18:42
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:42
-
Rama në Romë, merr pjesë në prezantimin e ‘Giro d'Italia’, kryeministri: Sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri! Tajani: Gati t’ju presim në BE
13 Janar, 18:35