TIRANE- Nëse keni plotësuar vitet e kërkuara të kontributeve, moshën e daljes në pension dhe vazhdoni të punoni, atëherë mund të merrni pension, por edhe pagën njëkohësisht. Instituti i Sigurimeve Shoqërore thotë se të gjithë personat të vetpunësuar apo të punësuar në sektorin privat mund të vazhdojë të punojnë duke marrë pensionin.
Në këtë rast nuk ka as ulje të pensionin apo ndonjë kriter shtesë, pasi ligji bazohet tek Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.551. Kjo do të thotë se nëse një grua në moshën 60 vjeç e dy muaj ka plotësuar 35 vite e dy muaj kontribute, atëherë mund të marrë pensionin që i llogaritet me skemën e re duke marrë dhe pagën që punon në një biznes të caktuar. Duke iu përgjigjur personave të cilët kërkojnë të marrin pension edhe duke punuar ISSH ka sqaruar mënyrën se si përfitohet.
/Shqiptarja.com