Pensionet në bankë, ministri Klosi:
Konkurenca rrit cilësinë e Postës

Pensionet në bankë, ministri Klosi:<br />Konkurenca rrit cilësinë e Postës
TIRANE- Marrja e pensionit në bankë, do të rrit edhe efiçencën e Postës shqiptare. Kjo ishte përgjigjigja e Ministrit të Mirëqenies Sociale Blendi Klosi, pas deklarateve të Drejtorit të Postës Majlind Lazimi.  Klosi pak ditë më parë ka lancuar nismën që pensioni të merret në bankë, por sipas Lazimit, kjo do të shkaktonte largimin nga puna të 1200 punonjësve.

“Kërkesa kryesore është që të ketë shërbim ekspelent për qytetarët shqiptarë dhe mbi të gjitha për pensionistët të cilët kanë nevojë që të humbasin rradhët e gjata, kanë nevojë që të kenë një shqërbim kudo që ata ndodhen kështu që debati ndërmjet dy agjencive shtetërore është një debat normal që mbase dhe rrit konkurrencën.

Në qoftë se posta do të jetë ë denjë ta ofrojë këtë shërbim do vazhdojë ta ofrojë por ajo që egziston dhe në ligjin aktual është që vetë penisionistët mund të zgjedhin se ku do ta marrin këtë shërbim. Eshtë një konkurencë e lirë dhe ne jemi një shtet i cili e siguron këtë konkurencë”- u shpreh Ministri i Mirëqenies Sociale gjatë inagurimit të mabjenteve të një kursi për modelistët e këpucëve.
 
Kursi
Ndërkohë për herë të parë, në vendin tonë do të hapet një kurs i mirëfilltë profesional për formimin e modelistëve të këpucëve. Kjo do të bëhet e mundur falë programit italo-shqiptar të konvertimit  të borxhit italian (IADSA) dhe do të realizohet nga bashkëpunimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë me Rajonin Marche të Italisë, nëpërmjet projektit “Fashion VET-AL”, që do të zgjasë për 2 vjet. Faza e parë e këtij projekti ka nisur të zbatohet dhe tashmë janë gati ambientet e reja të pajisura me bazën e duhur mësimore, sipas standardeve më të mira europiane.

Gjatë inagurimit të ambjeteve ishte edhe Ambasadori Italian në Shqipëri Alberto Cutillo. Sipas Klosit falë zbatimit të këtij projekti dhe këtij laboratori të ngritur do mund të kemi një markë shumë të mirë shqiptare të prodhimit të këpucëve. “Biznesi i këpucëve në Shqipëri mund të bëjë një hap përpara për të kaluar nga faza fason në një fazë të prodhimit ‘Made in Albania’. Shpresojmë shumë që edhe në Shqipëri ky biznes do transformohet nga një biznes fason në një biznes me profesionistë të vërtetë”, - tha ministri.

Ambasadori
Ambasadori italian në vendin tonë, Alberto Cutillo, theksoi se tashmë nëpërmjet këtij projekti krijohen të gjitha kushtet e nevojshme që Shqipëria të mund të përfitojë nga eksperienca e mirë italiane në prodhimin e këpucëve dhe për ta kthyer atë në një sektor konkurrues. “Meqë jemi afër festave, dua të bëj një paralele me ‘Panatonen’, ëmbëlsirën italiane.

Për të bërë një ‘Panatone’ të mirë duhen përbërës të mirë dhe durim. Në këtë rast elementët përbërës nuk mungojnë, pasi ka një laborator të pajisur dhe të ndërtuar shumë mirë dhe trajnues shumë të mirë që do të ofrojnë eksperiencën e tyre. Duhet gjithashtu dhe mbështetja e administratës, që në këtë rast është Ministria dhe bashkëpunimi i Rajonit Marche. Elementi tjetër ndoshta dhe më i rëndësishmi është pjesëmarrja e të rinjve, të cilët duhet të rrisin kompetencat e tyre nëpërmjet këtij projekti dhe t’i ofrojnë këto kompetenca për të rritur prodhimin në këtë sektor”, - tha ambasadori italian, Alberto Cutillo.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20 Dhjetor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)