'Qeveria gjen miliarda për një pakicë, ndërsa mbi 800 mijë pensionistë numërojnë lekët për të mbyllur muajin”. Me këtë akuzë ndaj qeverisë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar nivelin e pensioneve në Shqipëri, të cilat, sipas saj, mbeten më të ulëtat në rajon.
Në një videomesazh të publikuar këtë të diel nw rrjetet e saj sociale, Tabaku kundërshtoi atë që e cilësoi si propagandë të qeverisë për indeksimin e pensioneve, duke theksuar se rritja është vetëm 900 lekë në muaj.
Për të treguar diferencën me vendet fqinje, deputetja demokrate solli shifrat e pensioneve mesatare në Shqipëri. Sipas saj, pensioni mesatar në fshat është rreth 125 euro, ndërsa në qytet 209 euro.
Tabaku theksoi se pensioni mesatar i fshatit në Shqipëri është më i ulët se pensioni minimal në Kosovë, i cili arrin në 150 euro, si dhe se pensioni mesatar prej 185 eurosh në Bosnjë. Ndërkohë, sipas saj, pensioni mesatar i qytetit në Shqipëri nuk arrin as gjysmën e pensionit minimal në Malin e Zi.
Deputetja e PD-së e lidhi këtë situatë edhe me informalitetin e lartë në vend, duke deklaruar se për çdo pensionist ka vetëm 1.36 kontribues.
“Ne nuk krahasohemi dot as me rajonin dhe një nga shkaqet e kësaj situate sigurisht që është informaliteti i lartë, pasi çdo pensionist për pensionin e vet të pleqërisë ka vetëm 1.36 kontribute”, u shpreh ajo.
Tabaku e përqendroi kritikën edhe te mënyra se si qeveria shpërndan fondet, duke e vënë përballë situatës ekonomike të pensionistëve.
“Një qeveri që gjen miliarda për një pakicë, ndërsa mbi 800 mijë pensionistë numërojnë lekët për të mbyllur muajin. Pas një jete pune, meritojnë dinjitet. Ky sistem u lë varfërinë”, deklaroi Tabaku.
-
Moj sorre po ju si pasti pd jeni shkaktaret e ketyre pensioneve te vogla , shiko pensionet deri ne 2013 sa te vogla kane dale dhe krahaso pensionet qe dalin mbas 2016 se çfar ndryshimi kane .Ju kur ishit ne qeveri nuk paguanit kontributet e punonjesve si dhe kontributet e intelektualeve ishin te vogla se nuk kishte rroge me te madhe se 400.mije lek .Ndersa tani jane rritur por ju jeni mashtruesit me te medhenj .Sorre ti je dhe ekonomiste gjasme apo ke mbaruar shkollen e lulit .Je shume hipokrite, llazore, genjeshtare .Me fjalen tuaj nuk shkohet as ne hale .
Përgjigju -
Zonjatabaku ke te drejte por je pake e vonuar,kur ishte per te rritur rrogat tuaja i bashkuat votat me PS,nuk folet asnje llafe per pensionistet.pse nuk thate qe kto leke nuk i duam por tjajapim pensionistave apo ju dhimte bytha.
Përgjigju -
Ja dhe Tabakja zorra e trashë e Sali non gratës.
Përgjigju











Komente
Komento