Pensionet, Veliaj: Ja sa përfiton
kush del pas 1 janarit të vitit 2015

TIRANE- Prej vitit të ardhshëm reforma e pensioneve do të fillojë të japë efekt si në rritjen e moshës edhe në uljen e vlerës që subvencionon qeveria. Në Komisionin e Ekonomisë, ministri Veliaj i ka quajtur të domosdoshme ndërhyrjet me qëllim që të shmanget falimentimi i një skeme të madhe si kjo e pensioneve. Por sipas Veliajt në vitin në vazhdim edhe pensionet me skemën aktuale do të pësojnë rritje. “Do parashikojmë rritje të pensioneve për të gjithë ata që janë në skemën aktuale. Ne nuk prekim për poshtë, por prekim për lart.

Pra të rritim pensionet aktuale, kurse për pensionet e reja është e qartë që do marrë më shumë. Reforma hyn në fuqi në 1 janar 2015. Formula e vjetër ishte llogari për të kapur fundin, formula e re është llogaritur të kapi majën”- theksoi Veliaj. Sipas drejtoreshës së ISSH-së, Vjollca Braho, që këtë vit skema e re e pensioneve do të sjellë ulje të deficitit.

“Në vitin 2015, në qoftë se do të vazhdonte skema e vjetër, deficiti i skemës së pensioneve do të ishte 26 miliardë e 639 milionë, ndërsa me skemën e re ky deficit do të ulet në 5 miliardë e 304 milionë, pra deficiti për vitin 2015 do të jetë 21 miliardë e 335 milionë”, shprehet Braho. Por gjatë prezantimit të skemës së re, Veliaj ka bërë edhe sqarimet grafike se si do të bëhet llogaritja e pensionit për një individ me pagë minimale me 35 vite pune. Përsa i përket uljes së moshës së pensionit për minatorët, ministri Veliaj sqaroi se vendimi do hyjë në fuqi në 1 janar 2015.

“Për moshën e minatorëve kemi marrë vetëm një vendim politik në Këshillin Kombëtar të Punës. Kjo do të thotë së në këtë moment kemi një vendim politik që do bëhet realitet në një janar. Ne do kemi ligjin e veçantë për profesionet e veçanta. Propozimi që ne kemi miratua është 55 vjeç për të hyrë në fuqi në një janar 2015. E gjithë paketa fillon me ligjin bazë.”- u shpreh Veliaj. Përsa i përket pagës për barrëlindjen ministri Veliaj theksoi se ajo do jetë më e vogël se paga reale. Sipas tij kjo bëhet me synimin për të inkurajuar personat ë të rikthehen në punë. Ai theksoi se për herë të parë është futur leje lindje edhe për burrat në mënyrë që gratë në karrierë ti rikthehet profesionit.

skema e pensioneve

 Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 Korrik 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO+FOTO/ Afro-amerikani rrihet për vdekje nga gardianët e burgut

VIDEO+FOTO/ Afro-amerikani rrihet për vdekje nga gardianët e burgut