TIRANE - Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, nga foltorja e Kuvendit i ka bërë thirrje në distancë opozitës, duke qenë se është kundër skemës së pensioneve të sjellë brenda një jave propozitimet dhe argumentet për këtë qëndrim.
Ndërkaq, Veliaj i ka cilësuar deputetët e Partisë Demokratike si plazhistë të SHQUP-it, epitet ky i vënë në lidhje me mungesën e tyre në komisione dhe parlament, teksa kjo reformë diskutohej.
“Ne sapo përfunduam gjithë procesin legjislativ në këtë drejtim dhe jemi në prag të miratimit në seancë të reformës së pensioneve, për të cilën është punuar natë e ditë, me orar e pa orar, nga komisioni i Ekonomisë, i Çështjeve Sociale dhe ai i Ligjeve, ndërkohë, që gjysma e këtij parlamenti, siç i keni parë në foto këto ditë, nuk bojkotonte parlamentin, por ishte në plazh. Gjysma e parlamentit, që për tetë vite drejtoi Shqipërinë, ishte në plazh, kur diskutohej ligji i pensioneve. Ka më shumë foto të tyre në plazh se sa komente për pensionet. Megjithatë, pashë sot se pasi u kthyen nga plazhi, të nxirë, ishin të shqetësuar për skemën e pensioneve”, tha ministri Veliaj në seancë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO