Për të marrë pension të parakohshëm duhet të plotësoni disa kushte. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore personat që kanë periudha sigurimi kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension. Këtë pension mund ta kërkojnë nëse nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës, ose të vetëpunësuar.
Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit para mbushjes së moshës, me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit është 0.6 % në muaj. Pra nëse e kërkoni 10 muaj para se të mbushni moshën, atëherë pensioni do t’ju ulet me 6%.
/Shqiptarja.com