Pensioni i plotë, si rriten
kontributet për gratë dhe burrat

Pensioni i plotë, si rriten<br />kontributet për gratë dhe burrat
Si burrat dhe gratë për të përfituar pension të plotë pleqërie duhet të kenë më shumë vite kontribute. Prej 1 janarit 2015-t, për të përfituar pension të kategorisë së parë një grua duhet të ketë 35 vite kontribute. Për pension të kategorisë së dytë dhe kategorisë së tretë duhen 35 vite e 4 muaj. Nga 35 vite që duheshin me skemën e vjetër, tashmë nevojiten edhe 4 muaj kontribute për ta marrë të plotë pensionin. Ata që dalin në pension në vitin 2016-t duhet të kenë paguar akoma dhe më shumë kontribute.

Një grua që do marrë pension të kategorisë së parë për vitin 2016-t i duhen 35 vite, ndërsa për pension të kategorisë së dytë dhe të tretë duhen 35 vite e 4 muaj. Vitet e kontributeve shtohen edhe për 2017-n, 2018-n e kështu me radhë. Çdo vit për gratë duhen 4 muaj më shumë vite kontribute, në mënyrë që pensioni i pleqërisë të merret i plotë. Rritja e kontributeve me 4 muaj do të bëhet deri në vitin 2032-t, kur do të duhen 40 vite kontribute për të përfituar pension të plotë, ndërsa më pas mbetet e pandryshuar.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet më të larta të regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet më të larta të regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat