Pensioni, Topi 187 mijë lekë
Berisha 168 mijë lekë
Nëse një deputet merr sot një pagë bruto prej 1.5 milionë të vjetra, kur të mbushin moshën e daljes në pension, ata do të mund të marrin një pension suplementar shtetëror, plus pensionin e thjeshtë të pleqërisë (pra ai në bazë të profesionit) që sipas ligjit është 75% e pagës referuese të funksionit.
Nëse flasim me gjuhën e shifrave, pensioni i pleqërisë që do të marrin këto persona, është shumë larg një pensioni maksimal që merr aktualisht një person që ka punuar 35 vjet në arsim, mjekësi apo në minierë. Kështu nëse një deputet merr sot një pagë bruto prej 1.5 milionë të vjetra, kur të mbushin moshën e daljes në pension, ata do të mund të marrin një pension suplementar shtetëror, plus pensionin e thjeshtë të pleqërisë (pra ai në bazë të profesionit) që sipas ligjit është 75% e pagës referuese të funksionit. Pranë nëse aktualisht nj deputet e ka rrogën 1.5 milionë lekë të vjetra, pensioni i pleqërisë do t jetë një pension luksi në masën 114.150 lekë të reja. Në nenin 17 të ligjit që përcakton masën e përfitimit për pensionet suplementare thuhet se "Këshilli i Ministrave është i detyruar të rritë pensionin shtetëror suplementar, në të njëjtën masë që rritet edhe paga referuese e detyrës a funksionit që ka pasur personi". Që nëse përkthehet në shifra i bie që të kenë një pension pleqërie po aq sa rrogat që firmosin sot. Por ka edhe më, ligji përcakton që nëse këta persona ndërrojnë jetë, pensioni mund t;i kalojë të vesë ose ndonjë prej fëmijëve të tij. Sigurisht që në këtë rast bashkëshorti pasjetues, nëse merrte vetë pension duhet të zgjedhë se cilin pension të mbajë dhe nuk e përfiton të plotë masën e pensionit që merrte bashkëshorti që ka mbajtur një post të lartë drejtues. Kështu sipas këtij ligji, masa e pensionit për bashkëshortin pasjetues është 50% e pensionit që kishte ose i takonte të përfitonte mbajtësi i familjes; masa e pensionit për jetimin është 25% e pensionit që kishte ose i takonte të përfitonte mbajtësi i familjes; masa e pensionit suplementar familjar nuk mund të jetë më e lartë se pensioni që kishte ose i takonte të përfitonte mbajtësi i familjes.
PAGESA KALIMTARENenet e këtij ligji parashikojnë jo vetëm pension të dytë për të gjithë personat e përfshira në këto kategori, por edhe pagesë me rrogë mujore të plotë, edhe kur hiqen nga detyra. Për këtë i referohemi nenit 7, i cili flet për pagesën kalimtare. Sipas këtij neni, personave të grupit të parë, pas largimit nga pozicioni, u jepet shpërblim në masën e tre pagave mujore të muajve të fundit, në atë funksion. Pra, marrin tre muaj rrogë njëherësh sapo lënë zyrat. "Personave të grupit të parë sipas shkronjës "a" të pikës 8 të nenit 1, pas largimit nga funksioni, u jepet shpërblim në masën e tre pagave mujore të muajit të fundit në atë funksion. Personave të grupit të parë sipas shkronjës "b" të pikës 8 të nenit 1, pas largimit nga funksioni, u jepet një shpërblim në masën e dy pagave mujore të muajit të fundit në atë funksion dhe personave të grupit të dytë sipas shkronjës "a" të pikës 9 të nenit 1, pas largimit nga funksioni, u jepet një shpërblim në masën e dy pagave mujore të muajit të fundit në atë funksion", - sqaron neni 7. Por ka edhe më. Ligji ka parashikuar të tjera shpërblime për të gjithë ata që kanë fatin të jenë të veshur me pushtetet e njërit prej këtyre dy kategorive. Sërish i referohemi nenit 7. "Mbas këtij shpërblimi marrin 50 për qind të pagës referuese, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion, (për personat e grupit të parë) dhe 40 për qind të pagës referuese, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 1 vit nga momenti i largimit nga ky funksion (për personat e grupit të dytë)" - thuhet në nenin 7. Që do të thotë se nëse kryetarja e parlamentit lë vendin e punës ( e cila ka një rrogë rreth 222 mijë lekë) do të vazhdojë të marrë të plotë atë edhe tre muaj pasi e ka lënë këtë post dhe pastaj do të vazhdojë të marrë 1 milionë lekë (të vjetra) në muaj, për aq vjet sa ka qenë ketë post, pagesë e cila ndërpritet vetëm pasi të kenë kaluar tre vjet që nga momenti kur ka dorëzuar mandatin. Ndërsa për personat e grupit të dytë, ka pak ulje, u jepet një shpërblim në masën e 2 pagave mujore të muajit të fundit në atë funksion dhe mbas këtij shpërblimi, marrin 40% të pagës referuese, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, (për një vit nga momenti i largimit nga ky funksion). Sigurisht që për të përfituar këtë pension ligji parashikon që personi i interesuar duhet të bëjë kërkesën, dhe më pas çdo pension llogaritet rast pas rasti, duke iu kohës së saktë se sa e ka mbajtur këtë funksion (vite, muaj dhe ditë) dhe mbi të bëhen edhe llogaritë se sa do të jetë përfitimi i pensionit suplementar shtetëror.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4238
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15