Sindikata e Pensionistëve e të Papunëve të Shqipërisë ka shprehur shqetësimin e saj për situatën e përkeqësuar nga politizimi i institucioneve.
Në një deklaratë për shtyp SPP shprehin se këto të fundit janë kthyer në shtojca të partive, dhe nga përjashtimi social i publikut në vendimmarrje, gjë që arriti kulmin në 21 Prill 2008 për Presidentin me reformën zgjedhore, duke mos vënë çdo të zgjedhur përballë votës së qytetarëve.
SPP shton se në këtë periudhë Komisionet Zgjedhore u politizuan dhe i mohuan qytetarëve shtetin e të drejtës për vite me rradhë. Kjo situatë ka sjellë dhe vazhdon të sjellë varfëri, korrupsion galopant e jo demokraci e të drejta njerëzore.
Për këtë arsye SPP ka apeluar për 100 vjetorin e Shqipërisë kthimin e institucionve në kontroll të publikut duke hequr dorë nga çdo politizim përfshi dhe Presidentin e Republikës. Më tej kërkojnë zbatimin e kartës sociale të rishikuar, ajo e Madridit për moshën e 3- të dhe kompesim për to të dëmshpërblimeve në vite.
Sindikata e Pensionistëve theksoi se për pasojat do të ndëshkojë me votë shkaktarët e sotëm dhe do të apelojnë në Komisionet e të Drejtave të Njeriut, në OKB dhe në BE.
SPP shtoi se zgjidhja e çështjeve të tilla janë në të mirë të Shqipërisë dhe të trevave mbarë shqiptare, duke kërkuar liri dhe dinjitet si komb.
(fj.di/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com