Pensionistët, si përfitohen 1340 lekë nga kompensimet

Pensionistët, si përfitohen 1340 lekë nga kompensimet

Foto ilustruese

1370 lekë marrin pensionistët në fshat nga dy kompensime të ndryshme që ka miratuar qeveria. Bëhet fjalë për vlerën 648 lekë që e përfiton çdo pensionistë dhe 690 lekë për të moshuarit në fshat. Të dy këto kompensime e shtojnë pensionin me 1340 lekë të reja.

Kompensimi i parë
Kompensimi i parë është ai për rritjen e çmimit të energjisë që u bë në vitin 2015, ku pensionistët dhe disa kategori të tjera marrin 680 lekë në muaj. Kush e përfiton: a) Kryefamiljarët që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar në sektorin privat; b) Kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar.

3. Dokumentacioni që kërkohet: a) Deklaratë personale, që ndodhet, pranë Agjencive Lokale të Sigurimeve Shoqërore; b) Fotokopje e nënshkruar e Kartës së identitetit; c) Fotokopje e kontratës të energjisë elektrike, lidhur midis OSSH-së dhe personit; d) Fotokopje e Librezës së energjisë, që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara; e) Çertifikatë familjare; 4. Masa e përfitimit: a) 648 lekë në muaj. Ky shpërblim tërhiqet në postën paguese së bashku me pensionin.

Kompensimi i dytë
Kompensimi i dytë ka të bëjë me pensionistët në fshat. Të gjithë këta pensionistë marrin kompensim në vlerën 690 lekë në muaj. Kush e përfiton: a) Të gjitha pensionet e pleqërisë të plota dhe të pjesëshme; b) Të gjitha pensionet e invaliditetit të plota, të reduktuara dhe të pjesëshme; c) Të gjitha pensionet familjare të plota dhe të pjesëshme të fshatit. 3. Masa e përfitimit: a) Deri në 690 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesëshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjar, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë.

Kjo llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar me 690 lekë dhe prodhimi që del, pjestohet me pensionin bazë të miratuar; b) 690 lekë në muaj, të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare; c) Deri në 690 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjar, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 690 lekë, dhe nga kjo shumë zbresim pensionin e caktuar brenda këtij kufiri; d) Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e pensionit dhe përfitohet së bashku me pensionin.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • memento mori: 01/09/2018 08:55

    nuk jan mjaftueshem asnjhere leket, por kjo rritje do zbusi shum varferine ne fshat. madje do iu bej mire pleqve te shkrete qe kan muaj pa leviz nga shtrati te bejne pak sport me plotesu dokumentat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 'Boxing day' me dhurata në Premier League, ndalet të mëdhatë! Humbasin Chelsea dhe United, Liverpooli shkëputet në krye

GOLAT/ 'Boxing day' me dhurata në Premier League, ndalet të mëdhatë! Humbasin Chelsea dhe United, Liverpooli shkëputet në krye