Gerard Pique janarin e kaluar njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur, por ish- yllit të Barcelonës tashmë i mungon futbolli profesionist. Përkundër faktit se në disa mënyra ende është pjesë e këtij sporti.
Pique është bashkëpronar i klubit FC Andorra, i cili këtë vit luan në divizionin e dytë spanjoll dhe gjithashtu themelues i ligës së tij të futbollit "Kings League", ku luhen ndeshje shtatë kundër shtatë. Në profilin e tij zyrtar në "X", ish-qendërmbrojtësi 36-vjeçar njoftoi sot se ka në plan të provojë fatin si trajner.
“Me vitin e ri mendova shumë dhe arrita në përfundimin se dua t’i rikthehem futbollit, i cili tashmë më mungon shumë. Këtë herë nuk do të jem futbollist, do të nis një biznes stërvitor. Do të ndaj më shumë detaje në fund të javës”, ka thënë shtatlarti katalanas për ndjekësit e tij.
Pique bëri 616 paraqitje për Barcelonën dhe fitoi nëntë herë La Ligën, shtatë herë Kupën e Spanjës, tri herë Kupën e Botës për Klube dhe tri herë Ligën e Kampionëve, të cilën e fitoi edhe një herë si futbollist i Manchester United.
Ai gjithashtu fitoi Premier League dhe Kupën e Ligës me gjigantët anglezë. Pique ka në vitrinat e tij një sërë Superkupash spanjolle, angleze dhe evropiane. Ai u bë kampion bote me kombëtaren spanjolle në vitin 2010 dhe Kampion Europe dy vjet më vonë. Ai gjithashtu fitoi Europianin me ekipin e të rinjve spanjollë U-19.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.2%
-
Jo
83.6%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 2194
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Panik në ajër! Avioni goditet nga turbulencat e forta, 30 të plagosur (VIDEO)
2 Korrik, 10:14
-
Zyrtare/ Chelsea prezanton sulmuesin e Barcelonës, kontratë 6-vjeçare për spanjollin
1 Korrik, 17:38
-
Kapet në Spanjë 31 vjeçari i kërkuar nga drejtësia shqiptare, Apeli i Tiranës e kishte dënuar me 4 vite burg (EMRI)
1 Korrik, 15:00
-
Alvaro Morata bën rrëfimin tronditës: Isha në fund, gati të dorëzohesha! Më ndihmuan një psikolog dhe një psikiatër
30 Qershor, 22:31
-
Euro 2024/ Gazetari Ernest Koçi: Spanja dhe Anglia superfavoritë sot! Pas eliminimit të Kombëtares ka rënë interesi për Europianin
30 Qershor, 17:47
-
Surpriza e Evropianit, sonte Gjeorgjia përballet me makthin e Spanjës! Në çerekfinale i pret Gjermania
30 Qershor, 10:51
-
Vlorë/ Flamurtari dhe Barcelona rikthejnë ndeshjet ikonë pas 37 vitesh, legjendat spanjolle fitojnë 5-1! Atmosferë e zjarrtë në stadium, ndeshja e radhës në Spanjë
29 Qershor, 21:51
-
Vlorë/ Nesër rikthehet në fushë pas 38 vitesh ndeshja Flamurtari-Barcelona
28 Qershor, 21:05
-
Zyrtare/ Sylvinho e la jashtë Euro 2024, Keidi Bare ndryshon ekip: Kështu vendosi Espanyol
28 Qershor, 14:43
-
Euro 2024/ Ylli i Spanjës, Lamine Yamal diplomohet online nga Gjermania! Tani vëmendja në 1/8 e Evropianit
28 Qershor, 12:33
-
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën për njohjen e Kosovës, ja sa deputetë votuan kundër
27 Qershor, 15:37
-
Deputetët katalanas kërkojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës, Parlamenti i Spanjës do të diskutoj nesër nismën
24 Qershor, 18:51