Pentagon:Vritet në Siri ministri i
informacionit të shtetit islamik

Pentagon:Vritet në Siri ministri i<br />informacionit të shtetit islamik
Ministri i informacionit të ISIS është vrarë gjatë një sulmi ajror të koalicionit ndërkombëtar të drejtuar nga SHBA. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në 7 shtator në Raka. Pentagoni bën me dije se bëhet fjalë për Wail Adil Hasan Salman al-Fayad.

Sipas zëdhënësit të Pentagonit, Peter Cook xhihadisti ishte një nga liderët më të rëndësishëm të kalifatit dhe pjesëmarrës në shumë prej videove të ekzekutimit. Vrasja e al Fayad vjen pas ekzekutimit të al Adnani.

Zëdhënsitë e Pentagonit bëjnë me dije se do të vijojnë këtë operacion pikërisht në një moment kur ISIS tregon gjithnjë e më shumë dobësi.Ky njoftim vjen pikërisht kur vijon armëpushimi në Siri mes regjimit të Bashar al Assad dhe rebelëve të moderuar. Moska po i ushtron presion Assad ndërsa Washington nuk duhet të përzihet me rebelët.

Ndërkohë SHBA dhe Rusia po bashkëpunojnë për të fituar terren ndaj terroristëve të ISIS. Armëpushimi do të vijojë edhe 72 orë dhe pse Moska tha se vetëm Damasku po e respekton marrëveshjen.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri