Pentagoni: Izraeli do të ketë gjithçka i duhet për tu mbrojtur! OKB bën thirrje të ndalen sulmet menjëherë

Pentagoni: Izraeli do të ketë gjithçka i duhet për tu mbrojtur! OKB bën thirrje të ndalen sulmet menjëherë

Pentanoni do të punojë për të siguruar që Izraeli "të ketë të gjithë atë që i duhet për tu mbrojtur" Këtë e ka konfirmuar ministri i Mbrojtjes Amerikane Lloyd Austin, bëjnë të ditur mediat amerikane.

 Ndërkohë edhe SHBA ka dënuar sulmin e terristëve të Hamasit kundër civilëve izraelitë

“Nuk ka kurrë justifikime për akte terroriste. Ne qëndrojmë fort përkrah qeverisë dhe popullit të Izraelit”, tha Adrienne Watson, zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Sulmi u dënua edhe nga OKB e cila u  bëri thirrje palëve të tërhiqen

“Është një greminë e rrezikshme” tha  koordinatori special i OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, Tor Ëennesland, duke shprehur shqetësim të thellë për civilët. "Dënoj ashpër sulmin e shumëfishtë të mëngjesit të sotëm," shtoi ai. Sulmi rezultoi në "skena të tmerrshme dhune dhe shumë vdekje dhe plagosje të izraelitëve. Këto janë sulme të neveritshme kundër civilëve dhe duhet të ndalen menjëherë."


Lajmi kryesor:

Hamasi breshëri raketash mbi Izraelin, 250 të vdekur, 164 pengje! Netanyahu: Do ta shkatërrojmë, jemi në luftë! Jeruzalemi sulm ajror mbi Gaza! 232 viktima, 1,600 të plagosur


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Qeveri teknike? Braçe i prerë me opozitën: Koha kur pushtetet vendoseshin në tavolinë ka marrë fund! Te ‘Dezinformimi’ nuk i marr me zor

Qeveri teknike? Braçe i prerë me opozitën: Koha kur pushtetet vendoseshin në tavolinë ka marrë fund! Te ‘Dezinformimi’ nuk i marr me zor