Pentagoni konfirmon vdekjen e
liderit të Al-Kaeda-s në Afganistan

Pentagoni konfirmon vdekjen e<br />liderit të Al-Kaeda-s në Afganistan
Sulmet ajrore që kishin si shënjestër udhëheqësit e lartë të Al-Kaeda-s në Afganistan, muajin e kaluar kanë vrarë të paktën një nga objektivat e tyre të synuara, konfirmoi në Pentagoni.

SHBA- ja kreu sulmet ajrore të ndara kundër Faruk al-Katani dhe Bilal el-Utabi në provincën Kunar në verilindje të Afganistanit më 23 tetor.

“Ne tani mund të konfirmojmë me saktësi se sulmet ajrore të kryera nga ushtria amerikane më 23 tetor në Kunar, Afganistan, ka rezultuar me vdekjen e udhëheqësit të lartë të Al-Kaeda-s Faruk al-Katani”, tha sekretari i shtypit të Pentagonit, Peter Cook.

“Fati i Al-Utabi është ende i paqartë”, shtoi Cook.

Megjithatë anëtari i këshillit të provincës Kunar, Wilayat Khan deklaroi muajin e kaluar se edhe ai kishte vdekur.

“Al-Katani ishte një lider i lartë i Al-Kaeda-s në lindje të Afganistanit dhe një nga komplotistët e lartë të sulmeve të grupit terrorist kundër SHBA-ve”, përfundoi Cook.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin