Pepe mund të largohet nga Real
Madrit, ka oferta nga Kina

Pepe mund të largohet nga Real<br />Madrit, ka oferta nga Kina
Negociatat për një rinovim të mundshëm të kontratës së mbrojtësit të Real Madirit, Pepe, janë bllokuar dhe sipas mediave është ai vet që mund të mos dëshirojë një rinovim.

"Pepe më shumë jashtë se sa brenda Realit", shkruan gazeta spanjolle 'Marca'.

Sipas  kësaj gazete, mbrojtësi ka marrë oferta shumë të mira nga Kina, ku skuadra e Hebei Fortune, i ka ofruar një kontratë prej 10 milionë eurosh në vit.

Kjo është një shumë e madhe krahasuar me 4.3 milionët që Pepe përfiton nga kontrata që ka me Realin.
 
Pepe, është cilësuar shpesh herë si një nga mbrojtësit qëndror më të mirë në historinë e Reali Madrit dhe ka shkëlqyer në të gjithë karrierën e tij 10 vjeçare në këtë skuadër, por oferta e bërë nga Kina e Largët, mund të shërbejë si një nxitës për largimin e qendërmbrojtësit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene