Elbasan, 21 Janar / ATSH - Miranda Sadiku/. - Dy punonjës së Zyrës së Hipotekës në qytetin e Peqinit janë ndaluar nga Policia, pasi akuzohen për veprat penale " Shpërdorim detyre" dhe "Falsifikim dokumentash".
Burime të Policisë bëjnë të ditur se " janë ndaluar nga Policia S. Dervishi, 50 vjec, me detyrë punonjës i kadastrës si edhe J.Deja, 55 vjec, me detyrë topograf në hipotekën e Peqinit.
Ndalimi i tyre u bë nga ana e sektorit të krimit ekonomik financiar pas një denoncimi të bërë nga një qytetar i cili ka kallëzuar dy personat e sipërpërmendur për parregullsi në hartën e pronës së tij. Pas këtij kallëzimi, krimi financiar nisi hetimet, nga ku edhe rezultoi parregullsi dhe bëri ndalimin e dy punonjësve të hipotekës.
Vetëm një orë pas ndalimit të tyre Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Elbasan ka dhënë masën e sigurisë me burg për ta.
/k.m//a.ke/











