PEQIN - Dy punonjës të Nënprefekturës së Peqinit janë arrestuar, pasi akuzohen për veprën penale "Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike".
Burime të Policisë bëjnë të ditur se nga ana e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë e  Policisë së Qarkut, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqsorë Elbasan,  u bë i mundur arrestimi i shtetasve Gledis Sinametaj, 24 vjec, me banim në fshatin Shezë Peqin, me profesion ish-specialist pranë N/Prefekturës Peqin, Muharrem Alla, 62 vjec, banues në fshatin Pajovë Peqin.  Ndalimi i tyre u bë pasi, shtetasi Gledis Sinametaj kundrejt rryshfetit prej 50.000 lekëve i ka premtuar shtetasit Muharrem Alla se do t'i nxirrte një leje ndërtimi për një objekt që e kishte ndërtuar pa leje.
Ndaj dy shtetasve rëndon akuza e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione puplike. Prokuroria ka nisur hetimet për dokumentimin e plotë të veprave penale. /ATSH/