Një 27 vjeçar nga Elbasani i dyshuar për grabitjen e disa dyqaneve në Peqin, ka rënë në prangat e policisë.
I arrestuari është Edor Hasanllari, 27 vjeç banues në fshatin Katundi Ri, Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Vashaj, me mjetin e tij, tip "Benz" veturë me targa AA187 ID, dyshohet të ketë vjedhur me thyerje dyqanin me artikuj të ndryshëm në pronësi të shtetasit S.S 47 vjeç.
Ky shtetas, gjatë natës në fshatin Gjocaj dyshohet të ketë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit F.B 53 vjeç.
Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Peqin.
Policia vazhdon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këto ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja" parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com