PEQIN - Dashuria për fëmijën ndonjëherë i shtyn edhe vetë nënat në rrugën e gabuar. Një situatë e tillë i ka ndodhur një nëne 58-vjeçare banuese në Tiranë, djali i së cilës vuan dënimin në burgun e Peqinit. Ka shkuar të vizitojë djalin 25-vjeçar Drino Xhelo, e siç nënat duan të përkujdesen për fëmijët, i kishte sjellë ushqime të përgatitura nga vetë ajo. Por si për çudi, bashkë me ushqimet nëna 58-vjeçare Fatime Fregjaj i ka çuar edhe kanabis sativa.
58-vjeçarja është larguar më tej nga institucioni i vuajtjes së dënimit në Peqin, por ka qenë policia e cila gjatë kontrollit të çantës me ushqime ka konstatuar edhe sasinë e lëndës narkotike. Zonja Fregjaj u arrestua njw ditw mw pas nga Policia (24 korrik).
Edhe pse në burg për vepra të ndryshme penale, policia e ka riarrestuar 25-vjeçarin, një procedurë kjo për të zbardhur ngjarjen në fjalë.
Precedentet e Drino Xhelos
Drini Xhelo është një 25-vjeçar me precedentë të shumtë kriminalë. Ai është arrestuar 6 herë për grabitje me armë, tregtim të lëndëve narkotike apo armëmbajtje pa leje. Arrestimi i parë ndaj tij ishte në moshën 19-vjeçare në vitin 2007 për vjedhjen e një dyqani në rrugën “Kostaq Cipo”, në Tiranë, i cili tregtonte artikuj ushqimorë.
Arrestimi i dytë ka ndodhur në janar 2009 për vjedhje të një dyqani me pajisje ndërtimi, që ndodhej në rrugën “Asdreni”, mbrapa Ministrisë së Shëndetësisë për të cilin gjykata e dënoi me 10 muaj burg.
Po ashtu në maj 2009 ai u arrestuar për tentativë vjedhje të një dyqani në zonën e “Bërrylit” për të cilin mori dënimin me “arrest shtëpie”.
Në vitin 2010 policia e Tiranës e arrestoi të riun pranë Zogut të Zi në kryeqytet pas kontrollit fizik atij iu gjetën shtatë doza heroinë për të cilin u dënua me 3.4 vjet burg.
Një tjetër arrestim ndaj 25-vjeçari u regjistrua në 5 prill 2014 si autor i grabitje së një supermarketi me dhunë dhe me armë zjarri në Tiranë. Policia dyshonte në këtë kohë për përfshirje të tij në ngjarje edhe më të rënda kriminale, me pasoja në jetë njerëzish.
Ndërsa prangosja e tij në ambientet e burgut të Peqinit shënon edhe arrestimin e gjashtë të tij.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO