Peqin, furgoni udhëtarëve përplaset
me kamioçinën, pranga shoferit

Policia ka arrestuar 37-vjeçarin Françesko Beqiri, i cili duke drejtuar një furgon pasagjerësh me targa AB 656 T, është përplasur me një kamioçinë dhe për pasojë janë plagosur lehtë shtatë persona.

Nga aksidenti janë plagosur shoferi i kamioçinës 38-vjeçari D. M. dhe pasagjeri që ndodhej në kamioçinë 32-vjeçari G. T..

Të plagosur kanë mbetur edhe pasagjerët që ndodheshin në fugon, M.D., 25 vjeç, K.S., 20 vjeçe, Xh.B., 21 vjeç, S.Sh., 25 vjeç dhe Xh.B., 21 vjeçe.

M. D. dhe S. Sh të dy nga 25 vjeç janë dërguar në spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore, ndërkohë 5 të tjerët kanë marrë mjekimin në spitalin e Elbasanit.

Njoftim për shtyp
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

> Françesko Beqiri, 37 vjeç banues në Peqin.

Arrestimi i tij, u bë pasi, në aksin rrugor Elbasan – Peqin në fshatin Bishqem duke drejtuar mjetin tip furgon taksi me targa AB 656 T, është përplasur me mjetin tip kamioçinë me targa AA 991 IH që drejtohej nga shtetasi D.M., 38 vjeç banues në fshatin Pajovë Peqin.

Si pasojë është dëmtuar lehtë vetë drejtuesi i kamioçinës dhe pasagjeri që ishte në këtë mjet shtetasi G.T., 32 vjeç banues në fshatin Bishqem si dhe pasagjerët që ishin në mjetin furgon taksi, shtetasit M.D., 25 vjeç, K.S., 20 vjeçe, Xh.B., 21 vjeç, S.Sh., 25 vjeç dhe Xh.B., 21 vjeçe.

Shtetasit M.D dhe S.Sh janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Durrësit ndërsa shtetasit e tjerë janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Er.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani

Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani