Peqin, përplasen dy makina,
2 të vdekur, njëri pedagog

Peqin, përplasen dy makina,<br />2 të vdekur, njëri pedagog
PEQIN - Në fshatin Paulesh të Peqinit ka ndodhur një aksident me pasojë një të vdekur dhe një person tjetër, në gjendje të rëndë në spital. Një automjet Benz me targa AA 523 DA i drejtuar nga Arben Poroçani është përplasur me një Ford me targa  AA 991 AF të drejtuar nga Dashamir Leka. Si pasojë e përplasjes, Leka ka vdekur menjëherë, ndërsa Poroçani disa orë pas shtrimit në spital. Arsyeja e aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin të dy mjetet. Poracani ishte pedagog në Universitetin "Aleksandër Xhuvani", si dhe anëtar i këshillit bashkiak të Elbasanit, si përfaqësues i PS-së.aksident

Redaksia online
(ar.sh/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim