Peqin/ Përshtatën magazinën për kultivimin e kanabisit, në pranga pronari dhe drejtori i OSHEE

PEQIN- Një magazinë e përshtatur për kultivim kanabisi me anë të llambave është zbuluar në Peqin. Siç shihet edhe në video, në ambientet e magazinës policia ka gjetur të gjitha pajisjet e nevojshme për prodhimin dhe kultivimin e kanabisit. Pajisjet furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Në pranga ka rënë pronari i magazinës Graciano Kosta, 37 vjeç, banues në Peqin. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike".

Po ashtu është arrestuar edhe drejtori i OSHEE në Peqin, për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Moskallëzimi i krimit".

Në hetim në gjendje të lirë janë vendosur elektricist i OSHEE, M.P., 60 vjeç, dhe faturisti A.K., 33 vjeç. Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale  “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hako: 19/05/2024 11:38

    Perderisa vendosen drejtore 30 vjecar, pa eksperience dhe pa deshiren me te vogel per pune.Qellimi i vendosjes se tyre eshte teresisht kriminal, dhe ai qe i emron eshte pjesmarres dhe bashkepunetor aktiv ne krim .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë