PEQIN - Tentativa për të grabituar në ambientet e një firme ndërtimi, për pak i ka kushtuar jetën një 50 vjeçari. Mësohet se shtetasi Lutfi Kurti në orët e para të mëngjesit ka shkuar një magazinë materialesh ndërtimi në pronësi të shtetasit Agron Lala në fshatin Pajovë të Peqinit.

Grabitja ka mbetur në tentativë pasi 50 vjeëari është pikasur nga i zoti i magazinës, i cili ka qëlluar në drejtim të tij më një kallashnikov. Breshëria e plumbave nuk ka kursyer autorin e grabitjes, i cili ka mbetur I plagosur, ndërsa njerëz të rastit e kanë dërguar drejt spitalit rajonal të Elbasanit, ku mësohet së ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pronari I magazinës është larguar nga vëndgjarja, ndërsa aty më pas ka mbërritur policia e cila po heton për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes dhe kapjen e autorit të plagosjes.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)