Për 3 netë me radhë "Opera për tre
grosh" ngjitet në Teatrin Kombëta

Për 3 netë me radhë grosh" ngjitet në Teatrin Kombëta">
Komedia “Opera tre grosh” nga Vaclav Havel, ose siç njihet nga origjinali, Opera e lypsarit, do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar për tri netë me radhë. Bëhet fjalë për një komedi  që është mbështetur në veprën e dramaturgut anglez të shekullit të 17-të Xhon Geit.
 
[gallery]20092[/gallery]

Haveli e ka zhveshur veprën e Geit nga burimi i saj muzikor, ka shkurtuar disa nga personazhet dhe është përqendruar në lojën plot mirësjellje në dukje, por në thelb të përgjakshme, të pushtetit midis Piçëmit, Mekit dhe Lokit.
 
Këto janë situatat kur gjithsecili shfaqet një personalitet i “shquar” në radhët e policisë, por dhe i grupeve rivale kriminale. Veprimet në skenë shfaqen plotësisht të kuptueshme kur Lokit, komisari i policisë, na zbulohet si një bos i fshehtë por absolut i botës së krimit, si një lider strategjik në këtë botë.
 
E konceptuar në këtë mënyrë dhe me përpjekje për ta aktualizuar mesazhin e komedisë me situata të ngjashme bashkëkohore në Shqipëri, kjo opera ngjitet në skenë e Teatrit Kombëtar nga regjisori Mehmet Xhelili.
 
Mbrëmjen e së enjtes gjatë shfaqjes së provave gjenerale shfaqja ka pasur suksesin e parë. Në këtë komedi kanë interpretuar një grup aktorësh të talentuar si Alfred Trebicka, Arben Derhemi, Vasjan Lami, Adelina Muça, Olta Gixhari, Lulzim Zeqja, Eva Alikaj, Erjona Kakeli, Rajmonda Bulku, Gent Hazizi, e dhjetëra aktorë të tjerë të rinj.
 
Komedia “Opera për tre grosh” do të ngjitet ne skenën e Teatrit Kombëtar këtë fundjavë në datat 9, 10 dhe 11 dhjetor.  

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur