Mediat britanike kanë zbuluar një rrejt trafikantësh të qenieve njerëzore që reklamojnë në rrjetin social "Tik Tok" shërbimet e tyre për të transportuar emigrantët përmes Kanalit Anglez, kundrejt shumave prej që varjojnë nga 4000 deri në 5500 paund. Video të shumta të zbuluara nga investigimi i "GB News", tregojnë se si emigrantë ngjishen në varkat e vogla e të veshur me jelek shpëtimi', teksa personat që i kanë marrë paratë mburren me nisjen e tyre. Trafikantët thonë nëpër videot e publikuara se ata i sigurojnë udhëtimin në destinacione, si në Franë e Angli. 

Për shembull, ndër videot e shumta të postuara në internet shkruhej:

“Sot kaluam tre gomone me 60 persona nga Dunkerque, nesër nga ana tjetër.5,500 £ në rrugë, ne jemi grupi më i fortë në Francë." , ndërsa në një postim të ngjashëm thuhej:

“Ne kemi një rrugë çdo ditë deri në fund të korrikut. Ne jemi grupi më i mirë në Francë për të kaluar njerëzit. Çmimi është 5000 £, DM për itinerarin tjetër.”

“Vetëm për 4000 £, çfarë po pret? Niseni sot, neser, kontaktoni ne DM. Linja e drejtpërdrejtë çdo ditë Francë - Angli në orën katër.", thuhej në një tjetër video.

Videot e TikTok-ut vijnë pasi 696 persona kaluan Kanalin me varka të vogla të hënën, numri më i lartë në një ditë të vetme deri më tani këtë vit. 

Lidhur me 'rekalimin' e kësaj veprimtarie të paligjshme është kontaktuar një zëdhënës i TikTok-ut i cili tha:

“Politikat tona thonë se për të parandaluar përfshirjen e përdoruesve në aktivitete kërcënuese për jetën ose shfrytëzimin nga të tjerët, përmbajtjet që përshkruajnë, promovojnë, koordinojnë ose lehtësojnë kontrabandën njerëzore nuk lejohen në TikTok. Unë jam duke shqyrtuar përmbajtjen me mbështetjen përkatëse gjuhësore, llogaritë e shënuara ka të ngjarë të ndalohen sipas politikës së përmendur më lart.", tha ai.

TikTok ka ndaluar tashmë katër nga llogaritë e gjetura të trafikantëve nga "GB News".