Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka bërë fajtor kryeparlamentarin Niko Peleshi për deklaratat e Ballës për Albana Vokshin, pasi sipas tij, ai duhet të kishte reaguar më ashpër.
“Kur ai i drejtohet një gruaje duke i thënë ‘numri juaj i telefonit është 0900’, ti zoti Peleshi, ul kokën, sytë dhe bën sikur t’i kanë bllokuar me 2 tapa veshët. Jeni ju përgjegjës për këtë që po ndodh në seancë dhe për ato që do të ndodhin. Unë kam lexuar komunikimet e 2 vajzave të Vokshit me zonjën Vokshi tani. Ju keni vajzë vetë. Si do i vinte vajzës suaj nëse një burrë nga ajo foltore do i thoshte bashkëshortes suaj që ‘e ka numrin 0900’”, tha Bardhi në Kuvend.
Ndërkohë Peleshi iu përgjigj Bardhit duke i thënë se po e përdor situatën si një skenar për të prishur seancën plenare.
“Unë kam respekt më shumë se ju për zonjën Vokshi, sesa ti që po i shërben një skenari për të prishur seancën”, iu përgjigj Peleshi.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Balla-Vokshit: Për ty kemi numrin 0900! Bardhi: Je mësuar me kur*at në partinë tënde! PS kalon në votim, opozita braktis sallën










