Për Albrin

Për Albrin

Albri Brahusha

Kemi mbërritur në Shkodër, një emblemë e qytetërimit shqiptar. Atje ku karnavalet e dikurshme puqen mirë me ahengun gazmor të grave të bukura dhe ku letërsia e arti elitar e përvecojnë me andje dhe shijim këtë arome të bukur jete.

A doni më për Shkodrën?

Ka edhe shumëcka për të treguar nga mjesi i hershëm e derin në nadje vonë për këtë qytet. Por jo, ne sot nuk do flasim ma si koti, thonë shkodranët. Na sot kemi ardh për një pikë loti që ju shtua faqeve të letërsisë shqiptare e asaj qytetëse gjithashtu.

Kemi ardh për Albrin. Albri Brahushën, shkrimtarin dhe dramaturgun që Shkodrës i fliste si benjamini i vet. Po cfarë ishte ai në Shkodër dhe Shkodra mandej cfarë ishte për Albrin?

Është ndarë pak kohë më parë nga jeta shkrimtari dhe publicisti Albri Brahusha. Me një kontribut të cmueshëm për Shkodrën dhe letërsinë shqipe gjithashtu, Brahusha la pas një emër të mirë që me krijmtarinë e vet i parapriu kohës në të cilën jetoi me dinjitet.

Ai u lind në Shkodër në 29 shtator 1973. Studioi për drejtësi, por pasioni për letërsinë e bëri që të ndjekë rrugën si shkrimtar dhe dramaturg. Me dramën e tij “Vizita e Fundit”, u vlerësua me çmim në festivalin ndërkombëtar të teatrit në Elbasan.

Veprat që ai ka shkruar janë të shumta. Drama “Përrallat gënjejnë” në vitin 1994 është vënë në skenën e Teatrit Migjeni me regji te regjisorit te mirënjohur, Serafin Fanku. Në vitin 2002 “Vizita e Fundit” u vu në skenë në italisht, në Trento të Italisë me regji të Hervin Çulit. Ka qenë drejtues në disa gazeta dhe revista të njohura në Tiranë dhe Shkodër.

Albër Brahusha ishte një figurë emblematike në Shkodër duke kërkuar prej thellësive të kohës të sillte në vëmendje të shkuarën e këtij qyteti, duke menduar gjithmonë se asaj nuk i ishte dhënë vendi i denjë i merituar.

Mes një shoqërie bohemësh që herët në rini, poeteka e tij i ngjante shumë mbrëmjeve mendimtare në perëndim shekujt e kaluar.

Vlerësohet se ikja e tij nga kjo botë është një humbje për artin, letërsinë dhe teatrin. Brahusha i përket atyre viteve të pështjellimta të viteve ‘90, ku rinia kërkonte vetveten dhe rolin e vet në qytetin ku do të lindte shkëndija e parë e lirisë. Përmes idealizmave dhe ambicies për të bërë çfarë i detyroheshin Shkodrës e cila nuk ishte vetëm një vendlindje për ta, por përfaqësim dhe përgjegjësi, i mbiquajturi “Sokrati” prej miqësisë, Brahusha mbeti i riu me mendimin e pasur filozofik që kultivonte bisedat dhe takimet mes librave.

Albi Brahushua ishte shkrimtari mes shumë emrave të njohur që u përpoqën dhe bënë më të mirën e tyre për të lënë një gjurmë inkandeshente në rrugëtimin e dritëshëm të Shkodrës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë