Për çfarë u shpenzuan rezervat
e Buxhetit të shtetit në vitin 2015

Vendimet gjyqësore, organizimi i evenimenteve të ndryshme dhe shpenzimet per zgjedhjet lokale kanë boshatisur arkën e shtetit gjatë vitit të kaluar. Sipas dokumenteve zyrtare të Ministrisë së Financave, 1,5 miliardë lekë janë shpenzuar nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit deri në 31 dhjetor të 2015-ës.

Në përputhje me legjislacionin në fuqi, buxheti i shtetit gjithnjë planifikon edhe një shumë rezervë për shpenzime të parashikuara. Ajo ndahet në fondin rezervë dhe atë të kontingjencës. Gjatë vitit 2015, sikurse dëshmojnë dokumenta zyrtare të ministrisë së Financave, shpenzime të tilla, si ato për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, për organizimin e eventeve, por edhe të zgjedhjeve vendore kanë “tharë” rezervat e shtetit.

Fondi rezervë
Sipas ligjit “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, buxheti i shtetit përfshin një fond rezervë, i cili përdoret për rastet e financimit të shpenzimeve, që nuk njihen dhe janë të pamundura të parashikohen gjatë procesit të përgatitjes së buxhetit. Për vitin 2015, fondi rezervë i buxhetit të shtetit u miratua në shumën 1.55 miliardë lekë, Deri në datën 31 dhjetor 2015, fondi rezervë i buxhetit të shtetit është prekur nëpërmjet 36 Vendimeve të Këshillit të Ministrave, në shumën rreth 1.49 miliardë lekë.
Nga fondi rezervë, rreth 48.9 milionë lekë janë përdorur për shpenzime personeli, rreth 838.4 milionë lekë për shpenzime korrente (shpenzime operative dhe transferta të brendshme) dhe shumë më pak, rreth 490.9 milionë lekë, për investime.

Konkretisht Kryeministria ka marrë 6 milionë lekë për krijimin, organizimin e funksionimin e Agjencisë së Menaxhimit të Qendrës për hapje e dialog (AMQHD), ndërkohë që Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka marrë 15.2 milionë lekë, për një ndryshim në trajtimin e personaliteteve të larta. Ndër të tjera, 10.2 milionë lekë i janë dhënë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për projektin "Edhe unë kam një ëndërr 2015", kurse 105.5 milionë lekë Ministrisë së Kulturës për mbulimin e shpenzimeve për Festivalin Folklorik Kombëtar Gjirokastër dhe shpronësime.

62.2 milionë lekë i janë dhënë Ministrisë së Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave për shpenzime operative, ndërkohë që 21 milionë lekë Ministrisë së Punëve të Jashtme për dhënie ndihme financiare nga qeveria shqiptare për qeverinë e Republikës së Maqedonisë për përmbytjet në gusht 2015 në Tetovë, si edhe për dhënien e ndihmës financiare për krijimin e një fondi ndihme për financimin e qendrave tranzite dhe të pritjes për vendet evropiane që presin refugjatë dhe emigrantë.
Qeveria i ka akorduar 48.5 milionë lekë Ministrisë së Punëve të Brëndshme për dhënie ndihme financiare familjeve të dy ish-punonjësve të policisë, ndërsa Ministrisë së Mbrojtjes i janë dhënë nga rezervat 14 milionë lekë për mbulimin e shpenzimeve të strukturave të angazhuara për pastrimin e zonave bregdetare.
Një fond i konsiderueshëm i është dhënë Ministrisë së Mirëqënies Sociale e Rinisë - 305 milionë lekë ose 22.1 përqind e fondit rezervë - për  kalimin në përgjegjësinë e saj të zbatimit të projektideve të konkursit "Ëndrra ime", për organizimin e nismës "Lutja e Paqes 2015", si edhe për pajisjen me dekodera të familjeve në nevojë, përfituese nga skema e ndihmës ekonomike.

Fondit Shqiptar të Zhvillimit i janë dhënë 22 milionë lekë për bashkëfinancimin e projektit "Rikonstruksion i Muzeut "Marubi”, si edhe për financimin e TVSH-së dhe lejeve administrative për zbatimin e projektit "Përmirësimi i Infrastrukturës ndërkufitare", në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri-Mali i Zi, Komponenti II, IPA 2007-2013.
Zgjedhjet kanë patur koston e vet. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve qeveria i ka dhënë 195.9 milionë lekë ose 14.2 për qind e fondit rezervë për shpenzime operative për zgjedhjet vendore, por edhe për godinën e re.
 
Fondi i Kontigjencës
Buxheti i shtetit përfshin edhe Fondin e Kontingjencës, i cili përdoret për të përballuar efektet e mosrealizimit të të ardhurave, nevojën e kryerjes së financimeve të reja dhe shtimin e financimeve mbi fondet e miratuara të programeve ekzistuese.
Për buxhetin e vitit 2015 Fondi i Kontigjencës ishte 1.4 miliardë lekë. Këtu i gjithë fondi duket se është shpenzuar për çështje gjyqësore.  Ministria e Financave ka marrë me disa VKM 1.25 miliardë lekë për ekzekutimin e pagesave për detyrimet ndërkombëtare për çështjet si Luli, Manushaqe Puto, Memishaj, Eltari, Delvina, Karagjozi, Siliqi, Metalla. Ndërsa pesha më e madhe në buxhet ka qenë për ekzekutimin e një gjyqi t ëvetëm, atij "Sharra dhe të tjerë kundër Shqipërisë", humbja e të cilit në Strasburg u ka kushtuar 748.9 milionë lekë ose 5.2 milionë euro taksapaguesve shqiptarë.

Kujtojmë se në ardhje e sipër janë fatura të tjera të rënda nga kjo Gjykatë.
Ministrisë së Drejtësisë i janë dhënë 16.1 milionë lekë për mbrojtjen në çështjen e arbitrazhitndërkombëtar ICC NO.20447/ “MHM S2 Albania SH.P.K. dhe Rapiscan System INC. kundër Republikës së Shqiperisë”, ndërsa Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë 33.1 milionë lekë për pagesën e avokatëve të arbitrazhit në çështjen ICC, nr.20564/ “EMT hydro S.R.l, kundër Republikës së Shqipërisë".

te ardhurat

te ardhurat

te ardhurat
 



Redaksia online
a.n shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit

Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit