Për çiftet që presin një fëmijë, Shën Valentini mund të jetë shumë special

Për çiftet që presin një fëmijë, Shën Valentini mund të jetë shumë special

Hoteli Zed

Për ditën e Shën Valentinit këtë vit, ju mund të shijoni pushimin në një restorant në Vancouver, të shkoni për pushime në Whistler, ose të rezervoni një shtëpizë komode në bregdetin perëndimor të ishullit.

Hoteli Zed i British Columbia ka një alternative për këtë ditë festive.

Hoteli, me vendndodhje në Victoria, ofron një specialitet prej katër orësh në datën 14 Shkurt, të cilin e ka bërë për pesë vitet e fundit.

Foto nga hoteli

Çiftet mund të regjistrohen nga 10 e mëngjesit deri në 2 pasdite.

Iternari i ditës fillon me një lojë ping-pongu, duke vazhduar në një sallë pritjeje me ushqime të ndryshme e deri në një vaskë të nxehtë në natyrë.

Hoteli po rrit aksionet me një promo për 'prodhuesit e bebeve' e nëse të dashuruarit mirëpresin një gëzim në jetën e tyre, ata do të fitojnë një qëndrim falas në "Hotel Zed".

Foto nga dhoma

CEO i Hotel Zed, Mandy Farmer erdhi me idenë origjinale të “Nooner”-it, kur fëmijët e saj ishin të vegjël dhe ajo po mundohej të gjente kohë për burrin e saj.

Një pushim romantik më 14 shkurt ishte më tërheqëse për të sesa një tufë me trëndafila apo një kuti me çokollata.

Hotel Zed shkruan se ky promovimi është i hapur për të gjithë, pavarësisht nga identiteti gjinor, rracor apo orientimi seksual.

Foto nga hoteli

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani