Kryeministri Edi Rama tha se Ballkani Perëndimor dikur është parë si një luftë për t’u marrë, ndërsa tanimë, shihet shumë ndryshe, si një treg, gjeografi dhe harmonizim politik me BE. Për këtë, tha kryeministri, e tregojnë më së miri reformat e bëra nga vendet e rajonit, të cilat prekin financat publike, klimën e biznesit etj.
“Agjenda e reformave; 618 hapa drejt Europës e më tej rajoni nuk ka provuar asnjë reformë në këtë shkallë. Kurrë. 618 reforma të miratuara në kuadër të Planit të ri të Rritjes; nga 414 milionë euro tashmë të lëvruara, 251 reforma të tjera në vazhdim e sipër, 88% e të gjitha hapave që janë zbatuar në mënyrë aktive. Këto reforma prekin financat publike, sundimin e ligjit, qeverisjen, energjinë, transformimin digjital, klimën e biznesit, pra nuk po e mbyllim hendekun e konvergjencës me fjalime, me takime apo me atë çfarë kremtojmë, me çeljen e kapitujve, por i mbyllim me reforma që janë jashtë mase të mërzitshme në letër, shumë të lodhshme në realitet, por absolutisht transformuese në realitet.
Infrastruktura; ndërtimi i arterieve të Evropës në Korridorin 8, Ballkani Perëndimor, që shtylla kurrizore që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, e cila është tashmë kritike edhe për sigurinë në Evropë dhe është shndërruar në një korridor, në një korridor sigurie të NATO-s e po përmirësohet. 344 milionë euro në investim në hekurudhë, 112 milionë euro infrastruktura e rrugëve të reja dhe nuk është thjesht një vijë në hartë, është natyrisht një kabull që lidhet me zinxhirin vleror të Evropës. Pra kur Evropa rivendos zinxhirët e furnizimit, Ballkan Perëndimor nuk duhet të jetë një spektator. duhet të jetë një destinacion dhe këtë po bëjmë.”, theksoi ai.
Sipas Ramës, rajoni po ecën nga rreziku në mundësi.
“Horizonti i ri investimit i Evropës. Ballkani Perëndimor, për dekada rajoni është trajtuar në rastin më të keq, si një luftë për t'u marrë apo në skenarin më të mirë, një problem për tu menaxhuar ndërkohë që investuesit tashmë shohin diçka ndryshe; një treg apo një forcë pune, gjeografi dhe harmonizimin politik me Bashkimin Evropian. Investimet më të fundit i thonë gjithçka, 7 deklarata investimesh, 24 propozime për investime, 10 memorandume mirëkuptimi midis kompanive evropiane dhe Ballkanit Perëndimor, 4 partneritete të qëndrueshme, gjithashtu edhe konferenca të ndryshme. Çdo shifër ka pasur një vend pune, një pagë, një familje, një shpresë. Kur vijnë investimet, emigracioni ulet. Kur ekonomitë rriten, sigurisht që kufijtë do të kenë rëndësi më pak. Kur mundësitë rriten në vend, Europa do të behet një destinacion bashkëpunimi, jo një rrugë ikjeje. Ballkani Perëndimor po ecën nga rreziku në mundësi. Për vite të tëra jemi quajtur të paqëndrueshëm, të paparashikueshëm, shumë të ndërlikuar, por faktet sot tregojnë të kundërtën. Po vërtetojmë me reforma dhe investime që Ballkani Perëndimor nuk janë pika e dobët e Europës por mundësia e Europës, një treg i ri, një krahë pune i kualifikuar, një vendndodhje strategjike, një rajon që kërkon të rritet me Europën dhe jo në kurriz të Europës.”, shtoi Rama.
Lajmi kryesor:
Samiti/ Rama: Ballkani Perëndimor s'kërkon lëmoshë, po bën detyrat! Kos: Shpejtoni reformat, do humbisni 300 mln euro fonde nga Plani i Rritjes











