'Për Europianin duhet të mundim ekipe elite', Altin Rraklli në Report Tv: Reja e përfundoi ciklin, koha për një trajner shqiptar në Kombëtare

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Altin Rraklli ka thënë për Report Tv se koha e Edy Rejas në Kombëtare ka përfunduar. Në një bisedë me gazetarin Andi Kapxhiu, ish-bomberi kuqezi ka uruar Partizanin për stadiumin e ri, teksa ka folur për miqësoren që Shqipëria luan nesër me Italinë në 20:45 në Tiranë.

"Stadiumi i Partizanit është një vlerë e shtuar për futbollin dhe unë uroj presidentin Demi për një arritje të tillë. Qeveria ka ndihmuar në vitet e fundit për infrastrukturën në futboll si edhe UEFA me FIFA-n.

Sfidë luksi me Italinë edhe pse të 'Kaltrit' s'janë në Katar - Në ndeshjet miqësore gjëja e fundit që shihet është rezultati. Nuk kanë lidhje me rezultatin, ka tjetër program. Kemi përballë kampionët e Europën në fuqi. Tifozët e kanë kërkuar gjithmonë një përballje të tillë. Na binte shorti me Gjermaninë kur isha unë në aktivitet, kishte ardhur koha të luanim me Italinë. Njerëzit e FSHF duhet ta dinë nëse pas kësaj ndeshje do vijojnë ose jo me Rejën", tha fillimisht Rraklli.

Ish-sulmuesi tha se Edy Reja nuk duhet të vijojë më në stolin e Kombëtares dhe se është koha për një trajner shqiptar në krye të kuqezinjve.

"Rinovimi i Rejës? Nuk duhet të vijojë më në krye të ekipit. Ka përfunduar ciklin e vet, ka dhënë dhe ka marrë maksimunin. Nuk ka çfarë lëviz më në këtë ekip.

Emrat për zëvendësuesin? Para shumë vitesh nuk bëhej fjalë për një trajner shqiptar. Ideja ka qenë që duke jetuar në atë ambient me ndërhyrje, trajneri e kishte të vështirë të bënte punën. Sot jemi në kushte të tjera ku edhe trajnerët shqiptarë që po bëjnë mirë në Europë aty po jetojnë. Pse jo një trajner shqiptar", tregoi Rraklli.

Kavajasi më pas ceku edhe temën e kualifikuesve të Europianit për Shqipërinë dhe Kupën e Botës 2022 që është në prag. Ish-sulmuesi tregoi se është tifoz me Holandën.

"Polonia dhe Çekia në Euro 24? Kemi lojtarë shumë cilësor në përbërje. Të mundim ekipe elite, ato që janë sipër nesh, ne duhet të kemi lojtarët më të mirë në gjendje. Duhet impenjim nga lojtarët dhe vetëm atëherë kemi shans t'i mundim në momentin e duhur.

Kupa e Botës? Kam qenë tifoz që i vogël me Holandën. Jetoj në Gjermani dhe shtrëngoj gishtat për këtë vend, por jo në përballjet me Holandën. Dua që Kupa e Botës të mbetet në Europë. Franca, Gjermania, Holanda, Spanja dhe Portugalia kanë shanse për ta mbajtur mirë dhe fituar", mbylli komunikimin Altin Rraklli. Ish-sulmuesi kuqezi në 63 ndeshje me Kombëtaren ka shënuar 11 gola.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Amnistia e gjobave/ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Barazi dhe drejtësi për të gjithë

Amnistia e gjobave/ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Barazi dhe drejtësi për të gjithë