Për fanatikët e Saliut, ai është kolerë për PD-në dhe e çon atë drejt vdekjes

Për fanatikët e Saliut, ai është kolerë për PD-në dhe e çon atë drejt vdekjes

Sali Berisha

Dje kam bere nje status per te shprehur vleresimin tim te larte per aktin e forte politik te z. Roland Bejko qe mori persiper kandidimin ne emer te PD per Bashkine e Tiranes, ne kohen kur lidershipi i Partise kishte nenshkruar kapitullimin politik.

Shumekush nga miqte e mij te fejsbukut u fut ne analiza dhe perllogaritje per te vertetuar se ky kandidim demtonte PD, sepse ndante votat e saj.

Nje pjese e miqve te mij te fejsbukut e shprehin kete frike me sinqeritet dhe dhimbsuri.

Dialogu me demokratet e sinqerte eshte i rendesishem, prandaj sot dua te ndaj me ta disa teza politike:

1. Ka vetem nje PD qe merr pjese ne zgjedhje. Sali Berisha nuk perfaqeson PD, sado nostalgjiket dhe fanatiket t’a duan dhe ndjekin ate. Sali Berisha ka vene ne jete nje platforme politike te bashkimit me Ilir Meten dhe te asgjesimit te çdo vektori tjeter opozitar. Zgjedhjet e 14 majit jane vetem nje hap ne ekzekutimin e kesaj platforme. Kjo platforme e perjashton bashkejetesen me PD, biles ka objektiv shkaterrimin e PD.

Per kete ka prova dhe evidenca te qarta.

Çdo demokrat qe mendon se, duke mbeshtetur platformen Meta-Berisha do te ndihmoje PD te ringrihet, nuk ben gje tjeter, veçse ndihmon qe PD ta zere kolera.

Çdo demokrati qe ben kete pune dua t’i them: ky nuk eshte eksperiment qe behet ne laborator. Nese i sherbeni koleres dhe PD vdes, nuk do keni me mundesine te vijoni me eksperimentin e radhes. PD nuk eshte mi qe mund ta zevendesoni me miun tjeter. Po vdiq, PD do ta humbni pergjithmone.

Ndaj ju ftoj te gjithe ju qe e ndjeni PD me zemer te beheni njerez me politike, me te angazhuar, me te thelle, me mosbesues, me analitike. Mos rrini viktima te nostalgjise e te stereotipeve, sepse nepermjet tyre po ju fusin koleren ne gji.

2. Akti i Roland Bejkos dhe sivellezerve te tij kandidate eshte nje akt madhor, sepse eshte akt revolte ndaj asaj pjese te lidershipit qe ka vendosur kapitullimin politik te PD, qe kerkon largimin me turp nga fushebeteja, qe ka shitur PD tek kundershtari.

Edhe per kete ka prova dhe evidenca te qarta, te cilat shpresoj se nuk do harrohen kollaj.

Broçkullat me kandidim ne proporcional dhe fushe te lire ne maxhoritar, si “loje politike gjeniale” qe perpiqet te servire lidershipi per te kamufluar aktin e vet te tradhetise, zor se mund t’i haje njeri.

Terheqja nga mazhoritari eshte kapitullim me pasoja shkaterruese edhe per proporcionalin. “Loja politike gjeniale” e lidershipit te shitur nuk eshte gje tjeter, veçse bojkot si ai i vitit 2019.

Mos pranoni t’jua shesin per flori!

3. Sot PD eshte ne luften e saj per mbijetese.

Nuk ka qene asnjehere ne dite me te veshtira se sot.

Nuk eshte perballur asnjehere me sulme me te egra se sot.

 

Per fat te keq, sulmet i vijne te gjitha nga “koalicioni i Turpit” nga aleanca e ndyre dhe paprincip Meta-Berisha.

Sulmet jane derrmuese dhe teper te rrezikshme, sepse demokratet jane te paqarte, te hutuar dhe tromaksur. Nuk e besojne dot se Berisha mund te kerkoje te varrose PD. E renda ne kete mesele eshte se lidershipi tradhetar nuk ka bere asgje deri tani t’i kundervihet ketyre sulmeve asgjesuese. Lidershipi tradhetar i eshte fshehur betejes dhe i ka hapur krahun agresorit.

4. Roland Bejko dhe sivellezerit e tij kane marre persiper te bejne nje beteje te pabarabarte, vetmohuese. Ata i kane dale perballe koleres qe kerkon te asgjesoje PD, kerkon ta lere pa vota ate. Ata kane dale ne balle edhe pse lidershipi tradhetar ka deklaruar se nuk do t’i mbeshtese, se do t’i bojkotoje.

Ata kane marre persiper beteje ne dy fronte edhe kunder “Koalicionit te Turpit” Meta-Berisha edhe kunder qeverisjes socialiste.

Sot nuk ka mundesi tjeter per te mbrojtur PD nga asgjesimi.

Per fat te mire, kjo beteje nuk fitohet nga mundja ne tapet e dy kundershtareve. Ajo fitohet nga qartesimi i demokrateve, nga mbrojtja e PD nga rrjedhja e votes, nga perballja me opoziten asgjesuese, “Koalicionin e Turpit” Meta-Berisha, nga mobilizimi i shpirtit dhe votes demokrate, nga mobilizimi dhe perfshirja e votes abstenuese.

Shifrat elektorale nuk jane te rendesishme ne kete beteje, ndaj ajo mund te fitohet.

5. Beteja per mbrojtjen e PD nga asgjesimi po zhvillohet se bashku me betejen ndaj kundershtarit tradicional politik, Partise Socialiste.

Shumekush nga miqte e mij ndjehet i çorientuar nga ky fakt. Shumekujt i duket se po luftuam ne zgjedhje kunder “Koalicionit te Turpit” do ndihmojme kundershtarin tradicional te fitoje zgjedhjet.

Miqve te mij dua t’i them: mos u çorodisni! Ndihmen kundershtarit tradicional per keto zgjedhje ia dha Sali Berisha diten qe shpalli platformen per asgjesimin e PD. Ne nuk e kthejme dot mbrapsht, nuk e neutralizojme dot sot, sidomos nuk e bejme dot duke iu dorezuar armikut te PD. Ajo qe mund te beje PD sot eshte te mbroje veten nga sulmet, ngado qe t’i vijne. Te mbroje veten dhe te kunderpergjigjet.

Roland Bejko dhe sivellezerit e tij po bejne pikerisht kete gje. Ndaj jane heronj. Ata jane ngritur ne kembe te luftojne koleren.

Mos u kerkoni llogari, pse nuk po mundin edhe majasellin!

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh