1764341961_iglihaxhiajvisiipojes.jpg

Visi i Pojës dhe Igli Haxhiaj

Pjesë e grupit të organizuar kriminal të goditur një ditë më parë nga SPAK në bashkëpunim me homologët në Itali, ishte dhe oficeri i Antiterrorit Igli Haxhiaj, i akuzuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”. Në kohën e konsumimit të këtyre veprave penale, Haxhiaj ka qenë pjesë e skuadrës së Operacionales ndërsa ka bashkëpunuar edhe për trafikun e drogës me grupin kriminal të Elvis Doçit, i njohur ndryshe si Visi i Pojës.

Nga zbërthimi i komunikimeve në aplikacionin SkyECC konstatohet se igli Haxhiaj mban komunikime me persona të ndryshëm dhe komunikon për tregtimin e lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme. Midis të tjerave, disa episode të lidhura me tregtimin e lëndëve narkotike, janë si më poshtë:

1. Bisedë e datës 10.02.2021, midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin SEJRCV.

SEJRCV: O vlla ca bone, ma co foton e asaj punes dhe parimisht si funksionon puna… Nqs dikush do ta shofi si i behet dhe cfar duhet te kemi parasysh… Pjesen tone ku e marrim… Se me than pak ai shoku qe ata jan te huaj… A i con ndonje shok i joti tjeter tek puna apo si? 

I.Haxhiaj: Kjo është si punë?

SEJRCV: Do coj un i shokun ton qe ti presi njerzit e tuj po vetem co blersa jo ndermjesta… i pret shqiptari ose i shok tjeter i imi per grabitje mbaj pergjegjsi un vllai… Po kjo esht… Po per cfar pyet.. Se nuk te kuptova sepse puna dy probleme ka ose cilsia ose grabitja sepse dajat nuk ofrojn mall

I.Haxhiaj: Po spo e mendon njeri grabitjen vlla… Se plas arma behen m… Tani ne jemi mes shokesh dhe grabitja ska lidhje….Se nuk e kishte te qart shoku jon i perbashket… Dhe te dija per te ditur ca ti them cunave qe do shkojne…per kete te pyeta vlla.

Bisedë e datës 08.03.2021.

I.Haxhiaj: Vlla si e ke punen andej… A ke noi mall te mire me cmim

SEJRCV: Si e kom hajde mo tu leviz per me bo leket si gjithmon. Ku ? Kam holand me 29 me duket.. Ma ofruan para ca ditesh, origjinal… Se tperzim kam plot me 25 po te hy ne pun me luspa me krejt.

I.Haxhiaj: Qenka shtrenjt, kuptoj… Po prap eshte duke u dhen me aq.

2. Bisedë e datës 08.02.2021 midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin FM369H.

FM369H: Kjo eshte, nuk e di sa ka akoma gjendje duhet me pyt.. me 28 mund ta le ty… Fol e me thuaj, tjap nje per prove e shife. Por me kta jemi me lek ne dore

I.Haxhiaj: Kuptoj file… Ca cmimi.. A eshte e mire?... Me lek ne dore se pa lek sdua une… A eshte e mire di gje?

FM369H: Merreni nje per test dhe vendosni. Mgjth duhet ti pyes nese ka ngel dhe sa… Flit me njerzit dhe nese jan ok, te flas per gjendjen une.

Bisedë e datës 01.03.2021.

FM369H: Kam nje cop ne athine, e do? Ke me cfar e sjell?

I.Haxhiaj: Po duhet te flas…Pmln eshte ajo ?

FM369H: ajo ngarkese eshte… A eshte pml, a boddy, rolex nuk e di fiks… Por ajo pune eshte.

FM369H: 29k blerja ktyre 2k transp, 31k ... e marrim 30k.


Lajmi kryesor:

DOSJA/ Ish-efektivi 15 mijë € pazar për shitjen e informacioneve sekrete: Jemi 3 veta...! Dyshohet edhe pjesë e trafikut të drogës me grupin e Visit të Pojës