Për Mbretërinë e Bashkuar, Krishtlindjet që lamë pas ishin të parat pas 5 vitesh gjatë së cilës nuk pati zbarkime të reja nga emigrantët.
Autoritetet britanike kanë bërë me dije lajmin duke shtuar se prej 10 ditësh në brigjet e Britanisë së Madhe nuk ka zbritur asnjë emigrant të ri.
Sipas tyre, moti i paqëndrueshëm dimëror mund të ketë ndikuar në ndalimin e prurjeve të reja të emigrantëve në brigjet britanike.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Sekretari i Brendshëm britanik, James Cleverly deklaroi se "nuk pati mbërritje të vogla me varkë gjatë Krishtlindjeve për herë të parë që kur ardhjet masive filluan në 2018".
"Mbrëmë, oficerët tanë të Forcave Kufitare dhe partnerët e tyre francezë punuan së bashku për të ndaluar një varkë që nisej në plazhet.
Ata kanë luajtur një rol vendimtar në shkurtimin e vendkalimeve me 35%”,- shton ai.
Mediat raportojnë se më 16 dhjetor ishte grupi i fundit prej 55 emigrantësh i cili ka zbritur në tokën angleze, duke mbërritur me një varkë.
Numri i kalimeve këtë vit është 36% më i ulët në krahasim me këtë kohë të vitit të kaluar.
Në vitin 2022, një rekord prej 45,774 personash mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar, por totali i këtij viti deri më tani është 29,437.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2088
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e Diasporës/ Balla tur në SHBA: Vota e shqiptarëve në Miçigan e rëndësishme, sherrin e Tiranës të mos e sjellim këtu! Konsullatë në Detroit dhe linjë fluturimi
25 Janar, 15:52
-
Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se 2023
17 Janar, 07:47
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
Ku e kemi diasporën? 13 mijë aplikime nga 69 shtete! Nga ishujt Karaibe, Shën Helenë dhe deri në Filipine
14 Janar, 17:48
-
Vota e Diasporës/ Rreth 9 mijë emigrantë të regjistruar në KQZ deri tani, kryesojnë ata në Itali dhe Greqi
13 Janar, 12:14
-
Taulant Balla takim me kryetarët e komunave të Puglias: Mbështetje për votën e emigrantëve
11 Janar, 16:20
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%
11 Janar, 07:25
-
Meloni: Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati për të funksionuar
9 Janar, 13:27
-
Në det të hapur! Foshnja vjen në jetë në një gomone emigrantësh në brigjet e Ishujve Kanarie
9 Janar, 12:18
-
Gjermania rrit numrin e të dëbuarve! Vitin e kaluar u dëbuan 18,400 njerëz
8 Janar, 12:45
-
Media britanike ‘nxin’ emigrantët shqiptarë: Të parët në listën e krimeve, lënë pas afganët dhe irakianët
6 Janar, 14:19
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46