Berati 'gumëzhin' nga këngët e vallet, çel siparin Festivali Kombëtar i Teatrit për Fëmijë

BERAT- Për herë të parë në Shqipëri organizohet ngjarja më e madhe teatrore për fëmijë.

Festivali Kombëtar i Teatrit për Fëmijë ka çelur siparin e tij në qytetin e Beratit. Trupat teatrale me fëmijë nga 6 qytetet: Durrës, Vlorë, Elbasan, Gjirokastër, Korçë dhe Berat do të performojnë çdo natë në skenën e Festivalit që bashkia e Beratit e ka improvizuar në qendrën e lagjes muzeale ’Kala’.

Në natën e parë të Festivalit Kombëtar të Teatrit për Fëmijë kanë performuar trupat tetrale të qyteteve Durrës e Vlorë ,të cilët me mjeshtëri dhe pasion krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme festive për të pranishmit.

Kanë qenë fëmijë të moshave 8-15 vjeç, që janë ngjitur në skenën e teatrit për të performuar pjesë të ndryshme dhe të njohura teatrale shqiptare. Pas këtyre dy qyteteve,në skenën e festivalit do të ngjiten në netët në vazhdim trupat tetrale të qyteteve: Elbasan, Gjirokastër e Korçë dhe Berat.

Juria prestigjoze e përbërë nga Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani dhe Rajmonda Bulku do të vlerësojë në natën finale të Festivalit, mbrëmjen e 1 Korrikut se cila nga trupat teatrale të fëmijëve do të jetë fituesja e Festivalit Kombëtar të Teatrit për Fëmijë.

SI.E./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027! (FOTOT)

Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027! (FOTOT)