Për herë të parë në shërbimin publik shëndetësor në vend, do të kryhet terapia hormonale e personave transgjinorë. Udhëzimi i Ministrisë së Shëndetësisë përcakton kriteret mjekësore, procedurat klinike dhe monitorimin për terapinë hormonale, e cila do të ofrohet në QSUT dhe do të mbulohet nga fondet publike.

Për këtë ka reaguar deputeti demokrat Tritan Shehu, i cili thotë se ky është një akt kriminal dhe të pabazuar në ligj.

Reagimi i plotë: 

Akt kriminal, pirat, i pa bazuar ne ligj, vendimi i Ministrise se Shendetesise ndaj femijeve dhe te rinjve!

Nje vendim, qe i hap rrugen terapive te ndryshimit te seksit realisht qe ne moshen 14 vjecare, per ta rutinizuar ate ne 16 vjec.

Nje vendim ky i bazuar ne marrezite ideologjike majtiste, interesa te errta te saj.

Nje vendim qe bije ndesh me fiziologjine, me pjekurine seksuale dhe hormonale te femijeve.

Qe bije ndesh me mundesine intelektuale e psikologjike te femijes per te marre me koshience, pergjegjeshmeri te tilla vendime, qe kane pasoja jetesore.

Ketu nuk kemi te bejme me ndonje “loje” nga e cila me tej mund te dalesh apo te kthehesh mbrapa.

Ketu kemi te bejme me ceshtje madhore, qe lidhen me Jeten, Familjen e Shoqerine.

Nje vendim ky i sponsorizuar nga populizmi i majte, qarqet LGBTQ, si nje atentat jo vetem ndaj femijeve e familjes, por dhe Jetes e Shoqerise vete.

Nje vendim i marre ne fshehtesi, ne skutat e ketij rregjimi te pa pergjegjshem, injorant, dashakeq, e shkaterrues per cfare bota ka me te shenjte.

Nje vendim i pa konsultuar publikisht, pa debat profesional dhe aq me pak ligjor e publik.

Nje vendim ky i pa bazuar ne asnje direktive te BE.

Te tilla ceshtje madhore zgjidhen me transparence, diskutime te gjera e ne fund me Ligje.

“Projekt Ligji per Mbrojtjen e Femijeve dhe te Rinjve”, qe ne kemi paraqitur e parashikon kete mundesi ne moshen mbi 22 Vjec, e lidhur kjo me zhvillimin pluridimensional te femijeve e te rinjve.

Ndersa per ate Projekt Ligj akoma nuk ka filluar shqyrtimi ne Kuvend, tentakulat mizerabel te ketij rregjimi nxjerrin nje vendim te tille tejet te rrezikshem.

Kembanat e alarmit po bijen fort, shoqeria, familja, femijet, e ardhmja jone ne rrezik!


Lajmi kryesor:

Për herë të parë në Shqipëri, terapi hormonale në QSUT për transgjinorët! Report Tv siguron urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë