Medvegja do të drejtohet nga një shqiptar, për herë të parë në historinë e saj. Florim Sahiti do të jetë kreu i komunës serbe me shumicë shqiptare. Sahiti deri më tani ka ushtruar detyrën e zëvendëskryetarit të Komunës së Medvegjës, por me ndarjen nga jeta të kryekomunarit Slobodan Drashkoviç, të gjitha kompetencat e tij tanimë i kanë kaluar zëvendësit.

Florim Sahiti do të qëndrojë në krye të Komunës deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Një ditë më parë iu dha lamtumira e fundit ish-kryetarit të Medvegjës, Slobodan Drashkoviç, i cili ndërroi jetë pas një ataku në zemër. Ai ishte edhe zëvendës kryetar i Trupës Koordinuese të Qeverisë së Serbisë, për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)