Për herë të parë pas 15 vitesh hidhen mbi 160 mijë rasate krapi në liqenin e Fierzës (VIDEO)

Pas hedhjes së rasateve të koranit në liqenin e Ohrit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vijon pasurimin me rasate të të tjerë liqeneve të vendit.

Ministri Bledi Çuçi ishte në Kukës, ku u hodhën rasatet e krapit në liqenin e Fierzës. Pasurimi i këtij liqeni me krap bëhet për herë të parë pas 15 vitesh. Në total në Fierzë u hodhën rreth 160 mijë rasate krapi.

“Është hera e parë pas 15 vitesh që liqeni i Fierzës pasurohet me rasat të krapit. Ky është një projekt i përbashkët bashkë me projektet e UNDP për pasurimin e këtij liqeni me krap. Këtë aktivitet do ta shtrijmë edhe në liqene të tjera. Pas disa ditësh do të jemi edhe në Prespë, ku kemi një ekonomi tonën, e cila po bën gati rasatin e krapit. Misioni jonë është të pasurojmë të gjithë liqenet e Shqipërisë”, tha ministri Çuçi.

Në fillim të muajit shtator Këshilli i Ministrave vendosi, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, shpalljen e liqenit të Fierzës, hapësirë ujore me interes për peshkimin, si zonë bashkëmenaxhuese peshkimi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja