Për herë të parë pas nisjes së pandemisë COVID, Kina rihap kufijtë për turistët

Për herë të parë pas nisjes së pandemisë COVID, Kina rihap kufijtë për turistët

Kina do të rihapë kufijtë për turistët dhe do të rifillojë lëshimin e vizave për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë COVID tre vjet më parë. Kina është një prej vendeve të fundit në botë që hap kufijtë për turistët. Lehtësimi i madh i kufizimeve vjen pasi Pekini shpalli fitoren ndaj virusit dhe u tërhoq nga strategjia zero-COVID që ka dëmtuar ekonominë e Kinës.

Prej ditës së mërkurë, do të hapen aplikimet për të gjitha llojet e vizave. Vizat e lëshuara përpara se Kina të mbyllte kufijtë për botën në 28 Mars 2020 do të jenë të vlefshme për të gjithë qytetarët që i kanë përfituar ato. Hyrja pa viza do të rifillojë në ishullin Hainan dhe Shangai për anijet turistike. Ndërkohë, për shtetasit e Hong Kongut dhe Makaut do të vlejë një regjim i posaçëm i lëvizjes pa viza në disa rajone kineze.

Heqja e kufizimeve të fundit ndërkufitare të vendosura për të trajtuar Covid shënon një hap të madh drejt rifillimit të jetës normale në Kinën pas pandemisë. Dhjetëra miliona vizitorë ndërkombëtarë vizituan Kinën çdo vit para pandemisë dhe industria e saj e turizmit është goditur rëndë nga masat e rrepta anti-Covid.

Por vendi mund të presë një rritje të konsiderueshme të mbërritjeve ndërkombëtare, pasi të rihapë kufijtë, thonë analistët. Qytetarët kinezë gjithashtu do të lejohen të udhëtojnë me grupe turistike në 60 vende, nga 20 që ishin më parë. Kina tha se produkti i saj i brendshëm bruto u rrit vetëm 3% në 2022, më i keqi në gati gjysmë shekulli.

Për vitin aktual, Pekini ka vendosur një objektiv prej 5% me Kryeministrin e ri Li Qiang duke thënë se ekonomia e dytë më e madhe në botë po stabilizohet dhe po rritet përsëri . Politika zero-Covid që u hoq në dhjetor ndezi protesta të rralla kundër liderit të Kinës, Xi Jinping. Që atëherë ai ka forcuar kontrollin e tij mbi pushtetin në Partinë Komuniste dhe ka siguruar një mandat të tretë rekord si president .

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!